Flash

Atentati në Shkodër, dy persona të dyshuar shpallen në kërkim (Emrat)

Lapsi.al 2 November 2024
Atentati në Shkodër, dy persona të dyshuar shpallen në

Atentati mafioz i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, është ende pa autor, ndonëse disa persona janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje për ngjarjen. Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit, policia ka shpallur në kërkim dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, dy emra të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke shkaktuar vdekjen e disa personave. Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea dhe Aleksandër Prendi.

Mister përveç autorëve është edhe identiteti i një personi të tretë që dyshohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Por nuk është gjetur në vendngjarje nga policia. Prania e tij u zbulua nga një video që ishte filmuar pak minuta pas atentatit, dhe ky person shihej në këmbë pranë trupave të viktimave. Në pamjet që qarkullojnë, personi misterioz ka ngjashmëri të madhe me të shumëkërkuarin, Ibrahim Licin, por asgjë nuk është e konfimuar zyrtarisht. Pritet përgjigja e njollave të gjakut dhe të shenjave të gishtave për të parë nëse është ai apo jo.

Të këshilluara

7 raste me sëmundjen e zgjebes në Pogradec

Në Pogradec është ngritur alarmi për sëmundjen e zgjebes. Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste. ...

13:39

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të ...

08:15

Jo, s'kam ndërmend t'u kërkoj ndjesë

Në një editorial në portalin lapsi, Andi Bushati ka sugjeruar që nëse në zgjedhjet e 2025-ës Berisha merr më shumë vota se forcat e reja, ne duhet të kërkojmë f...

09:41

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI