Flash

Goditi disa herë thikë një person në Yzberisht, arrestohet 41-vjeçari

Lapsi.al 2 November 2024
Goditi disa herë thikë një person në Yzberisht, arrestohet

Një 41-vjeçari i shapllur në kërkim pasi akuzohet për tentativë vrasje është arrestuar në Tiranë. Në pranga është vënë Mandi Qori, i cili më 19 shtator pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me thikë, shtetasin Eri Driza.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar, ndaj 41-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Wanted 3", nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë kontrolleve, në rrugën "Tre Dëshmorët", u kap shtetasi M. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

7 raste me sëmundjen e zgjebes në Pogradec

Në Pogradec është ngritur alarmi për sëmundjen e zgjebes. Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste. ...

13:39

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të ...

08:15

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI