Flash

VIDEO/ Biden hedh votën për Presidentin e ardhshëm të SHBA

Lapsi.al 28 October 2024
VIDEO/ Biden hedh votën për Presidentin e ardhshëm të SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka hedhur votën e tij duke zgjedhur që këtë proces ta kryejë para ditës së zgjedhjeve të 5 nëntorit. Ai votoi këtë të hënë në Departamentin e Zgjedhjeve të shtetit të Delaware, jo shumë larg shtëpisë së tij në periferi të Wilmington, ku shumë votues ishin rreshtuar në rrugë për të hedhur votat.

Biden u pa të bisedonte me votuesit teksa priste në radhë për të hedhur votën e tij dhe madje ndihmoi të shtynte një grua të moshuar në një karrige me rrota, e cila ishte përpara tij. Presidenti priti në radhë për rreth 40 minuta para se të hidhte votën e tij.

Ai i dorëzoi dokumentin e identifikimit punonjësit qendrës së votimit i cili u shpreh: "Tani po voton Joseph Biden". Presidenti hodhi votën pas daljes nga një perde e zezë. Jashtë qendrës së votimit, Biden u pyet nëse ai mendonte se demokratët që garojnë me zëvendëspresidenten Kamala Harris do të fitonin.

"Unë mendoj se do ta bëjmë"u përgjigj ai. Harris, të cilin Biden e mbështeti pas daljes nga gara, po konkurron të bëhet gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që do të shërbejë si president. Votimi i hershëm në Delaware filloi të shtunën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI