Flash

Adi Krasta jep dorëheqjen si zv.drejtor i RTK-së

Lapsi.al 28 October 2024
Adi Krasta jep dorëheqjen si zv.drejtor i RTK-së

Gazetari Adi Krasta ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e tij si zv.drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

“Në këtë mbledhje, gjithashtu, kryetarja njoftoi anëtarët e Bordit se ka pranuar zyrtarisht letrën e dorëheqjes së pakthyeshme të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, Adi Krasta”, - thuhet në komunikatën e Bordit.

“Në veçanti, Bordi e vlerëson përkushtimin e z. Krasta në organizimin dhe zhvillimin e Festivalit të Këngës në RTK. Bordi i uron z. Krasta suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe angazhimet e tjera”, - thuhet në komunikatë.

Adi Krasta u zgjodh zv/drejtor i RTK-së më 14 janar 2023. Përveç kësaj detyre, ai ishte edhe drejtor i edicionit të parë dhe të dytë të Festivalit të Këngës në RTK.

LEXO EDHE: Kush po e kërkon kokën e Adi Krastës në Prishtinë

Krasta u vu në qendër të kritikave pas publikimit të një fotoje me koordinatoren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali si dhe për lejimin e publikimit të një lajmi të marrë nga një media boshnjake sipas të cilit portalet e Kosovës, kritike me kryeministrin Albin Kurti, “Nacionale” dhe “Periskopi” financoheshin nga Serbia.

Publikimi i këtij lajmi shkaktoi një sërë dorëheqjesh në RTK. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI