Flash

Goditi me thikë ish-partneren dhe vajzën e saj, dënohet me burg shqiptari më Itali

Lapsi.al 28 October 2024
Goditi me thikë ish-partneren dhe vajzën e saj, dënohet me burg

Shqiptari Dalip Dugolli, i njohur si Dario është dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg në Itali.

55-vjeçari akuzohet për “tentativë vrasje”, pasi goditi me thikë ish-partneren dhe vajzën e saj 20-vjeçare gjatë një debati në banesë, më 8 tetor të vitit të kaluar.

Masa e sigurisë për shqiptarin nga Kosova u dha mëngjesin e kësaj të hëne (28 tetor 2024) nga prokurori i gjykatës së Monzës, Andrea Giudici, i cili shkoi edhe më tej se kërkesa e prokurorit Alessandro Pepè, i cili kishte kërkuar tetë vjet burg.

Siç shkruajnë mediet e huaja, Dugolli pas një sherri në shtëpi, kishte goditur ish-bashkëshorten dhe vajzën, të cilat fatmirësisht ja dolën të mbijetonin falë ndihmës së mjekëve. Pas dhunës nga 55-vjeçari, ato u ndihmuan nga fqinjët që kishin dëgjuar ngjarjen e rëndë. Sipas asaj që tregojnë fqinjët, kjo nuk ishte hera e parë që mes ish-çiftit kishte debate dhe keqkuptime.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI