Flash

Kurti në Harvard: Serbia po kërkon Asociacion që minon Kushtetutën tonë!

Lapsi.al 28 October 2024
Kurti në Harvard: Serbia po kërkon Asociacion që minon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në “X” ka treguar se një javë më parë i është drejtuar komunitetit të Harvardit në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit. Ai tha se aty ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa theksoi se Serbia po e kërkon atë pa e njohur fillimisht Kosovën. Kurti shtoi se ata do të kërkonin të merrenin fuqi ekzekutive qoftë nga qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do të minonte Kushtetutën tonë.

Kryeministri Albin Kurti, në videon e publikuar flet për angazhimin e qeverisë për t’i dëgjuar kërkesat e komuniteteve pakicë në vend, specifikisht përmend Asociacionin.

“Ndërsa rritemi dhe përparojmë do të mbetemi besnikë ndaj mbrojtjeve të përcaktuara qartë në Kushtetutën tonë. Ne gjithashtu angazhohemi të dëgjojmë kërkesat e të gjitha komuniteteve pakicë në vendin tonë dhe të peshojmë kërkesat politike bazuar në ndikimin e tyre tek njerëzit e zakonshëm dhe në fund të fundit në bazën ligjore që i mbron ata. Një kërkesë e tillë është për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Asociacioni që po e kërkon Serbia pa e njohur fillimisht Kosovën, do të kërkonin të merreshin fuqi ekzekutive qoftë nga qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do të minonte Kushtetutën tonë”, thotë Kurti.

“E njëjta gjë vlen edhe për garancitë specifike për kishat dhe manastiret ortodokse të cilat gëzojnë zona të veçanta mbrojtëse nga dhjetëra hektarë deri në mijëra hektarë”, shton Kurti.

Sipas Kurtit kësaj kërkese do t’i duhej qeverisje nga një shtresë që nuk është e rregulluar ligjërisht për të ofruar gamën e gjerë të mbrojtjeve të cilat rendi i tanishëm veçse i ofron.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI