Flash

Diddy, përgjegjës për shtrimin e Jamie Foxx në spital?

Lapsi.al 25 October 2024
Diddy, përgjegjës për shtrimin e Jamie Foxx në spital?

Jamie Foxx ka reaguar ndaj aludimeve se Sean “Diddy” Combs ishte “përgjegjës” për shtrimin e tij në spital vitin e kaluar.

Tre dëshmitarë okularë që ndoqën regjistrimet e Foxx në Netflix, “What Had Happened Was”, thanë se ai diskutoi aludimet e ngritura se Combs e shkaktoi shtrimin e tij në spital.

Në fillim të këtij muaji, Choke No Joke – i cili është regjisor – tha për ‘Comedy Hype’ se ai ndoqi dy nga tre shfaqjet e Foxx, të cilat u zhvilluan më 4, 5 dhe 6 tetor në Teatrin Alliance në Atlanta.

Më 7 tetor, Comedy Hype postoi një video në YouTube në të cilën Choke tha: “Jamie ka një dalje speciale në Netflix të quajtur ‘What Had Happened Was’ dhe unë shkova në regjistrimin e saj. Ishte tre ditë regjistrimi. Unë shkova në shfaqjen e parë dhe në të fundit.”

Regjisori pretendoi se aktori tha gjatë regjistrimeve se “Diddy ishte përgjegjës për atë që i ndodhi dhe [Foxx] ishte ai që thirri FBI-në. Megjithatë, është e paqartë nëse komentet e supozuara do të përfshihen në gjithë dokumentarin.

I pyetur nëse komentet e Jamie ishin në formë shakaje, Choke shtou, “Unë nuk mendoj se ai po bënte shaka.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI