Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Zbardhet plagosja e dyfishtë në Don Bosko, në kërkim një 23-vjeçar

Lapsi.al 25 October 2024
Zbardhet plagosja e dyfishtë në Don Bosko, në kërkim

Policia e Tiranës njoftoi se ka zbardhur atentatin e 3 shtatorit në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Në kërkim me vendim gjykate "arrest në burg" njëri prej autorëve, i konfirmuar me prova sipas policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës në 22 tetor ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, ndaj shtetasit D. T., 23 vjeç, banues në Kamëz. Ai është “i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", njofton policia.

Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në verandën e një lokali më 3 shtator 2024 në Don Bosko, në afërsi të OSHEE-së kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre. 45-vjeçari u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushi 22 vjeçar u plagos në këmbë.

Autorët që mendohet se ishin 3, në pak sekonda shtinë 7 plumba, dhe u larguan me shpejtësi duke djegur makinën e krimit. Brenda saj u gjet pistoleta me kalibër të vogël 7.65 mm, e pajisur me silenciator, që u përdor në krim.

Automjeti tip “Golf 5” që u përdor në atentat ka hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës. Shkaku i këtij atentati akoma mbetet i paqartë, por e shkuara kriminale e njërit prej të plagosurve, Kastriot Elezaj, i dënuar më për prostitucion në Itali, vijon të jetë pistë kryesore për hetuesit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI