Flash

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

EMRAT/ Policia jep detaje për magazinën e kanabisit në Korçë, 7 të arrestuar

Lapsi.al 25 October 2024
EMRAT/ Policia jep detaje për magazinën e kanabisit në

Policia ka dhënë detaje për finalizmin e operacionit policor të koduar "Voskopi" mbi zbulimin e një magazine me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku thaheshin dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur. Policia thotë se janë kapur në flagrancë në ambientet e magazinës, 7 persona. Është arestuar pronari i magazinës dhe bashkëpunëtori i tij. Në pranga janë vënë edhe 2 persona ndërsa 3 gra janë proceduar në gjendje të lirë për "moskallëzim të krimit". Në kërkim u shpall edhe një person i dyshuar si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia thotë se u sekuestrua 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje), që u gjet në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Janë sekuestruar edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, gjatë kontrolleve intensive në territor dhe në ambiente të mbylluara, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë siguruar informacion për përshtatjen e një ambienti për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Voskopi", kanë ndërhyrë menjëherë në ambientet e magazinës në pronësi të shtetasit A. D., në fshatin Voskop, ku kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:

Andon Demirshan, 43 vjeç, banues në fshatin Voskop, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike";

Gentian Guri, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Falsifikimi i dokumenteve";

Anesti Burda, 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe Redion Hamitan, 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në ambientet e magazinës, u kapën në flagrancë 3 shtetase për të cilat nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në vijim të hetimeve u identifikua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën të kultivuara 2 bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI