Flash

Perla spakiste/ Harron Ramën për ligjin që akuzon Metën

Lapsi.al 24 October 2024
Perla spakiste/ Harron Ramën për ligjin që akuzon Metën

Ilir Meta ndodhet në burg dhe ish bashkëshortja e tij Kryemadhi akuzohet mes të tjerash se lobuan për një projektligj, për të cilin i ishte premtuar marrja e nje vile ne Rrolling Hills.

Sipas SPAK, biznesmeni Samir Mane i ka premtuar Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit një vilë të ndërtuar në kompleksin Rolling Hills, në këmbim të miratimit apo ndryshimit të një ligji në fushën e Minierave, në të cilën kishte aktivitet edhe vetë biznesmeni.

Dy detaje nga dosjet Meta Berisha që nxjerrin bllof SPAK-un

Në shtjellimin mbi 10 faqe të prokurorëve (nga 145 që ka dosja) pretendohet se pavarësisht që vilën nuk e morën, Meta dhe Kryemadhi e mbajtën premtimin e tyre dhe e miratuan ligjin që kërkoi Samir Mane.

Lapsi.al ka hapur arkivat dhe ka vërtatuar se po ligjin për “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” është votuar në tetor 2014. Por bashkë me të ka vërejtur se nga 72 votuesit e tij vetëm 20 deputetë ishin të LSI-së. Ligji ka kaluar me votat e socialistëve, i propozuar nga nje deputete rilindase, Esmeralda Shkjau dhe me bekimin e Edi Ramës, pa ok e të cilit ai nuk mund të realizohej dot kurrë. Dhe jo vetëm kaq. Në arkivin e kryeminisrisë ekziston edhe flalimi i Edi Ramës ne kuvend për të mirat e këtij ligji që ai e quan "një projekt me rëndësi strategjike që ndan qartë dy epoka".

Pra për të njëjtën gjë për të cilen Meta është në burg, merita politike i mbetet armikut të tij.

A mos duhet që SPAK të hetojë edhe se kush e mori vilën që la Meta, pasi ligji që ata akuzohen u votua nga shumica socialiste dhe u mbrojt publikisht me parhos nha Edi Rama. Apo për këtë "heronjtë e fëmijëve tanë" nuk janë urdhëruar ende?

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI