Flash

Krijohet regjistri për kthimin e garancive shtetërore

Lapsi.al 23 October 2024
Krijohet regjistri për kthimin e garancive shtetërore

Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin të krijojë regjistrin për kthimin e garancive shtetërore për mbajtjen, arkivimin dhe përditësimin e të dhënave të garancive e mbledhjen e të gjithë dokumentacionit dhe raportimeve të huadhënësve.

Regjistri për kthimin e garancive shtetërore, si bazë të dhënash, funksionon, administrohet dhe ndërvepron me bazat e tjera të të dhënave, në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore.

Administrator teknik i regjistrit është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ndërkohë pronar me të drejta dhe përgjegjësi të plota për të dhënat që ruhen, administrohen dhe përpunohen është Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.

Për krijimin e regjistrit janë ngarkuar Ministria e Financave, Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacioni.

Përmbajtja e regjistrit

1. Të dhënat që përmban regjistri për kthimin e garancive shtetërore ndahen në të dhëna parësore dhe dytësore, si më poshtë vijon:

a) Të dhëna parësore për menaxhimin e garancive shtetërore do të konsiderohen:

i. kodi i identifikimit;

ii. produkti;

iii. përshkrim-veprimi;

iv. data e pagesës;

v. shuma e disbursuar;

vi. statusi i këstit të principalit;

vii. data e shlyerjes së pagesës;

viii. principali;

ix. përqindja e mbulimit të principalit;

x. interesi dhe masa e mbulimit të interesit nga garancia;

xi. stoku;

xii. dokumentacioni në formë PDF-je;

xiii. të dhëna lidhur me pasuritë e lëna si kolateral apo të sekuestruara;

xiv. kthimet e garancisë nga huamarrësit.

b) Të dhëna dytësore për menaxhimin e garancive shtetërore do të konsiderohen:

i. të dhënat për subjektin/personin fizik ose juridik;

ii. NIPT-i;

iii. të dhënat për gjenealitetet e individit (për personat fizikë, dorëzanësit apo administratorët e subjektit);

iv. numrin personal i identifikimit (ID) të subjektit apo të personit fizik;

v. të dhënat e regjistrit tregtar për datën e regjistrimit të subjektit, emrin e subjektit/shoqërisë tregtare, numrin unik të identifikimit të subjektit, llojin e shoqërisë tregtare (formën e organizimit të saj);

vi. të dhënat e identifikimit të themeluesve;

vii. të dhënat për selinë/vendndodhjen e biznesit apo për administratorit;

viii. të dhënat lidhur me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme;

ix. të dhënat mbi statusin e kredisë në bankat e nivelit të dytë;

x. të dhënat për statusin e pagesës së sigurimeve shoqërore.

Ndërlidhja me bazën e të dhënave

1. Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (në vijim AMGKP) përcakton ndërveprimin e regjistrit për kthimin e garancive shtetërore me baza të tjera të dhënash shtetërore.

2. AMGKP-ja, për regjistrin për kthimin e garancive shtetërore, ndërvepron duke shkëmbyer të dhëna me databazat e regjistrave, si më poshtë vijon:

a) Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, e cila merr informacion për kredimarrësin për numrin e pasurisë, zonën kadastrale, volumin, faqen, adresën e pasurive;

b) Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila merr informacion për kredimarrësin nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC), i vitit 2010, për të dhënat e vendbanimit, përbërjen familjare dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve;

c) Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila merr informacion lidhur me statusin e aktivitetit (aktiv, pasiv), ekstraktin historik të kredimarrësve;

ç) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor;

d) Bank?n e Shqipërisë, e cila merr informacion nga bankat e nivelit të dytë, nëse kredimarrësi është debitor i keq;

dh) Institutin e Sigurimeve Shoqërore, i cili merr informacion lidhur me pagesat e sigurimeve të punonjësve, që kanë në ngarkim kredimarrësit;

ë) Regjistrin e barrëve siguruese;

e) Regjistrin e pronarëve përfitues;

f) Regjistrin e llogarive bankare (regjistri qendror i llogarive bankare dhe i kasetave të sigurisë, si një bazë e të dhënave shtetërore, në të cilin regjistrohen e ruhen të dhënat, sipas përcaktimeve të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, të ndryshuar, në formë elektronike).

3. Të gjitha të dhënat e administruara nga regjistri dhe dokumentacioni, që administrohet në sistem, ruhen të plota nga institucionet financiare për 10 (dhjetë) vjet nga mbyllja e llogarisë bankare ose e kasetës së sigurisë. Përpunimi i të dhënave personale dhe informimi i subjektit të të dhënave personale nga ana e institucioneve financiare kryhet sipas rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Të dhënat e mbajtura në regjistër përmbajnë sekret bankar e profesional dhe duhen trajtuar dhe duhen ruajtur si të tilla nga të gjitha autoritetet që kanë akses në to.

5. Të dhënat e mbledhura nga regjistri do të përdoren për:

a) mbledhjen e borxhit;

b) menaxhimin e skemave të veçanta të garancive të huas;

c) kthimin e garancive shtetërore të huas;

ç) kthimin e huave dhe nënhuave të dhëna nga ministri përgjegjës për financat;

d) verifikimin e aftësisë paguese të subjekteve huamarrëse, për të cilat është kryer pagesa e garancisë në secilën prej skemave të garancive të miratuara, të huave dhe nënhuave, të dhëna nga ministri përgjegjës për financat;

dh) përpunimin e analizave statistikore;

e) identifikimin dhe raportimin në kohë reale të të dhënave lidhur me kredimarrësit apo nevoja të ndryshme të procesit të punës.

6. Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera është administrator i informacionit dhe përgjegjës për përditësimin e regjistrit.

Nivelet e aksesimit

1. Aksesimi në regjistër është i përcaktuar, si më poshtë vijon:

a) Lexues;

b) Përpunues të dhënash;

c) Administrator.

2. Lexues është struktura përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e skemave të veçanta të garancisë dhe struktura përgjegjëse e verifikimit të kërkesave të garancisë dhe konfirmimit të kontratave.

3. Përpunuesi i të dhënave është struktura përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e skemave të veçanta të garancisë dhe struktura përgjegjëse e verifikimit të kërkesave të garancisë dhe konfirmimit të kontratave, të cilat kanë dy nivele aksesimi për përpunim:

a) Përpunuesi i të dhënave me përmbajtje ekonomike është struktura përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e skemave të veçanta të garancisë dhe përpunon të dhënat lidhur me:

i. shtimin e kredive të reja;

ii. përpunimin e kodit të identifikimit, emrin e subjektit apo personit fizik;

iii. produktin;

iv. përshkrimin e veprimit;

v. datën e pagesës;

vi. shumën e disbursuar;

vii. statusin e këstit të principalit;

viii. datën e shlyerjes së pagesës;

ix. principalin;

x. përqindjen e mbulimit të principalit;

xi. interesin dhe masën e mbulimit të interesit nga garancia;

xii. stokun e detyrimit ndaj huadhënësit dhe stokun e detyrimit ndaj Ministrisë së Financave;

xiii. skedulin e amortizimit.

b) Përpunuesi i të dhënave me përmbajtje juridike është struktura përgjegjëse e verifikimit të kërkesave të garancisë dhe konfirmimit të kontratave dhe përpunon e ngarkon në sistem të gjithë dokumentacionin juridik të raportit kredidhënës-kredimarrës, si:

i. marrëveshjet e bankave me ministrinë përgjegjëse për financat;

ii. kontratat e bankave me secilin prej kredimarrësve;

iii. marrëveshjet e mirëkuptimit me bankat dhe kredimarrësit;

iv. shkresat e ardhura nga banka në AMGKP lidhur me subjektin për thirrje garancie apo plotësim të dhënash;

v. shkresa të bëra nga AMGKP-ja drejt bankave për kërkesë informacioni;

vi. shkresa të bëra nga AMGKP-ja drejt kredimarrësve për detyrimin që kanë ndaj ministrisë përgjegjëse për financat;

vii. shkresat e raportimit mujor, të ardhura nga bankat në AMGKP dhe çdo shkresë apo dokument tjetër juridik, që lidhet me subjektin e veprimtarisë.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Fier

Një banesë në Fier në lagjen “15 Tetori” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Siç shihet edhe në foto flakët kanë përfshirë katin e tretë të pallatit ka...

20:00

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI