Flash

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi në Ankara, reagon edhe Rama

Lapsi.al 23 October 2024
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi në Ankara, reagon edhe Rama
Shkon në 5 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në 22 i të plagosurve nga sulmi terrorist që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Ankara të Turqisë. Autoritetet turke kanë fajësuar organizatën kurde PKK se qëndron pas sulmit. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. “Mënyra se si u krye sugjeron një lidhje shumë të mundshme me PKK” - tha ai. Megjithatë identifikimi përfundimtar i dy autorëve vijon ende. Dy terroristët u eliminuan nga policia. Ata ishin një burrë dhe një grua. Ata thuhet se kanë pozuar si çift në prag të sulmit. Ata kanë shkuar në këmbë në një stacion taksish duke u marrë njërin prej tyre ku kanë hipur me çanta të mëdha shpine. Në një zonë të zbrazët, gruaja thuhet se i ka kërkuar shoferit, Murat Arslan, të ndalojë, gjoja për të pirë duhan. Më ata kanë vrarë taksistin të cilit i kanë marrë makinën. Më pas makina u drejtua nga mashkulli deri në selinë e kompanisë shtetërore të hapësirës ajrore Turkish Aerospace, e cila prodhon pajisje mbrojtëse si avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë. Dy terroristët bënë një shpërthim para portës së kompanisë dhe më pas sulmuan ndërtesën me armë. Aty vranë një roje sigurie dhe 3 punonjës të kompanisë së armëve. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhej në një takim me Presidentin e Turqisë, Vladimir Putin tha se “ishte një sulm i neveritshëm që kërcënoi mbijetesën e vendit, paqen e kombit. Iniciativat e mbrojtjes janë në shënjestër”. Ai kërcënoi se “duart e pista do të priten patjetër.” LEXO EDHE: Dalin PAMJET/ Si ndodhi sulmi terrorist në Ankara me 4 viktima dhe 14 të plagosur Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. “Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara. Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm” – shkroi Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Fier

Një banesë në Fier në lagjen “15 Tetori” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Siç shihet edhe në foto flakët kanë përfshirë katin e tretë të pallatit ka...

20:00

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI