Flash

Video/ Triumf i Skënderbeut, Bylis ndalet te traversa: Rashica zbret Deden të fundit

Lapsi.al 20 October 2024
Video/ Triumf i Skënderbeut, Bylis ndalet te traversa: Rashica zbret Deden

Në javën e 9-të të Superiores Bylis është dorëzuar në Adush Muça përballë Skënderbeut. Sfida e zhvilluar në Ballsh, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Vendosi Rashica 9 minuta nga fundi, duke zbritur formacionin e Nevil Dedes në vendin e fundit të renditjes.

Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Bylis. Ballshiotët, në fushën e tyre, janë gjithnjë një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur. Rezultatet negative të javëve të fundit e kishin bërë edhe Gvozdenovic të ishte në emergjencë pikësh. Ndoshta për këtë fakt dy skuadrat u kujdesën më shumë të mos gabonin.

Si rrjedhojë lindi një ndeshje intensive por pa raste të pastra shënimi, sidomos në pjesën e dytë. Shumë faulle dhe zëvendësimet e trajnerëve e ulën fare ritmin. Sidoqoftë, Rashica shfrytëzoi momentin e vetëm të përshtatshëm për të vulosur rezultatin. Në minutën e 81', sulmuesi lëshoi një gjuajtje mjeshtërore nga hyrja e zonës, duke mposhtur portierin ballshiot. Presioni i fundit i Bylis solli vetëm një traversë të goditur, që nuk ndaloi Skënderbeun të merrte tre pikët që e bashkojnë me grupin e skuadrave më lart, ndonëse mbetet në vendin e 8.

Lexo më tejVideo/ Gafë e Skënderbeut në fund, Itodo i jep Dajës fitoren e parë: "Këta djem nuk dorëzohen"

Me këtë fitore bardhekuqtë ngjiten në kuotën e 10 pikëve. Humbja e pestë radhazi, ndërkohë, për Bylis që zbret në vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas një faze kampionati.

[video width="668" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/67150a4042327-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI