Flash

VOA: Gjykata në Itali kërkon kthimin e emigrantëve nga kampet e pritjes në Shqipëri

Lapsi.al 18 October 2024
VOA: Gjykata në Itali kërkon kthimin e emigrantëve nga kampet e

- Një gjykatë në Romë urdhëroi të premten kthimin në Itali të grupit të vogël të migrantëve që u dërguan në kampet e pritjes të ngritura nga qeveria italiane në Shqipëri, duke i dhënë kështu një goditje të fortë planeve të kryeministres Giorgia Meloni për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit.

Seksioni i migracionit i Gjykatës së Romës e konsideroi të pavlefshme mbajtjen në kampin e Gjadrit të 10 shtetasve nga Bangladeshi dhe 6 të tjerëve nga Egjipti, dy vende të konsideruara jo të sigurta, nga një vendim i Gjykatës së Drejtësisë evropiane dy javë më parë.

Sipas marrëveshjes Rama-Meloni, në kampin e Gjadrit në Shqipëri, do të mbaheshin vetëm migrantë nga vende të konsideruara të sigurta, sipas një liste prej 22 shtetesh, të hartuar nga ministria e jashtme italiane.

Por vendimi i Gjykatës Europiane, i detyrueshm për zbatim në vendet anëtare, tkurr ndjeshëm numrin e vendeve që mund të konsiderohen të sigurta. Për pasojë, qeveria italiane mund të gjendet përballë faktit që kampi në Shqipëri të mbetet thuajse bosh.

Migrantët e parë mbërritën në Shqipëri, dy ditë më parë, me një anijë ushtarake italiane, pasi ishin kapur në det. Katër prej tyre u kthyen pas, dy për shkak të problemeve shëndetësore dhe dy të tjerë pasi u deklaruan të ishin të mitur./ VOA

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Lushnje

Një zjarr i rënë rreth orës 17:30 ka përfshirë një banesë të ulët në lagjen Loni Dhamo mes pallateve. Ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët janë dhe dy bane...

19:37

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI