Flash

Maratona të dielën/ Bllokohet thuajse e gjithë Tirana

Lapsi.al 18 October 2024
Maratona të dielën/ Bllokohet thuajse e gjithë Tirana

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit “Maratona e Tiranës 2024”.

Policia sqaron se të dielën më datë 20 Tetor 2024, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Deshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Në zbatim të planit të masave, nga Bashkia e Tiranës, në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet (me oraret përkatëse të kufizimit), duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme rrugore.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për mbarëvajtjen e aktivitetit ndalohet:

– hyrja me automjete brenda perimetrit të garës;

– parkimi i automjeteve brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur;

– lëvizja me biçikleta, monopatina, apo motomjete, gjatë zvillimit të garës, në rrugët brenda perimetrit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin dhe zbatimin e orareve të lëvizjeve, për masat e përcaktuara.

Të këshilluara

Moti rezervon surpriza për fundjavën

Vranësira, reshje shiu dhe ulje të temperaturave, parashikohet moti gjatë fundjavës, sipas SHMU. Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferi...

13:38

Merr mandatin deputeti i ri i Kuvendit

KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Erjon Mekës. Meka ka marrë mandatin, pas dorëheqjes së deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja. Meka ishte kandidat për deput...

13:33

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI