Flash

Zbulohet çfarë është "dera misterioze" që u pikas në Antarktidë

Lapsi.al 18 October 2024
Zbulohet çfarë është "dera misterioze" që u

Nga një qen me dy koka, tek një njeri pa kokë. Janë objekte të çuditshme që njerëzit “i kanë gjetur” në Google Maps. Megjithatë, pamja e fundit është padyshim një nga më të çuditshmet deri më tani. Një "derë" misterioze është parë në Antarktidë, në juglindje të stacionit Showa të drejtuar nga japonezët. Zbulimi ka ndezur një sërë teorish në të gjithë internetin. Ka nga ata që thonë se ajo është shtëpia e pushimit të Bigfoot ose një anije nga Star Trek.

Megjithatë shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë është kjo strukturë në të vërtetë dhe thonë se ka një shpjegim të thjeshtë. Struktura e pazakontë u pikas nga një përdorues i Reddit në Google Maps në pozicionin 69°00'50"S - 39°36'22"E.

A mysterious 'doorway' has been spotted in Antarctica, just southeast of the Japanese-run Showa Station

Ai shkroi: “Një derë masive në Antarktidë? Postimi tërhoqi vëmendje të madhe, me qindra shikues që u grumbulluan në komente për të diskutuar se çfarë mund të ishte struktura. Një përdorues sugjeroi se ishte “dera për në Agartha” ndërsa një tjetër pretendoi se mund të ishte një “magazinë e madhe farash si ajo në Svalbard në Norvegji”.

Në fakt shpjegimi i vërtetë i strukturës është shumë më pak emocionues sesa mund t'ju bëjnë të besoni këto teori. Profesor Bethan Davies, një profesor i Glaciologjisë në Universitetin e Newcastle, pa koordinatat në Google Earth Pro dhe bëri krahasimin e tyre.

The unusual structure was spotted by a Reddit user on Google Maps at the co-ordinate 69°00'50"S 39°36'22"E

“Ky është një ajsberg që u ka ngecur dhe tashmë është mbërthyer dhe po shkrihet në atë vend. Ju mund të shihni shumë ajsbergë të tjerë në atë zonë” – tha Davies.

“Kjo është thjesht një rrjedhë akulli rreth një pengese të fortë nënglaciale, e ndikuar gjithashtu nga shkrirja dhe ngrirja e sërishme e akullit dhe nga erërat katabatike. Akulli është mjaft i hollë këtu, siç dëshmohet nga daljet e tjera të shkëmbinjve aty pranë, kështu që ndikimi i shtratit në rrjedhën e akullit do të jetë i fortë. Është një model interesant, por jo i pazakontë apo befasues nga ana glaciologjike” – shtoi ai.

Ndërsa profesori John Smellie, një vullkanolog në Universitetin e Leicesterit, tha me shaka: 'Çfarë do të bënim pa teoricienët e konspiracionit? Rezultati nuk është i pëlqyeshëm për ta. Unë nuk e njoh atë zonë, por mua më duket si një kreshtë e shkurtër shkëmbore që është zhvarrosur për shkak të një uljeje të akullit. Jam shumë i sigurt se është thjesht një fenomen natyror dhe asgjë për t'u emocionuar" – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI