Flash

Meloni u tregon krerëve të BE për paktin me Shqipërinë për emigrantët

Lapsi.al 17 October 2024
Meloni u tregon krerëve të BE për paktin me Shqipërinë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni prezantoi këtë të enjte në Bruksel, marrëveshjen që qeveria e saj ka arritur me Tiranën për qendrat e emigrantëve të drejtuara nga italianët në territorin shqiptar. Takimi jozyrtar për migracionin mes 10 shteteve anëtare u mbajt përpara samitit të BE-së.

“Meloni, së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen dhe kryeministrin holandez, Dick Schoof, mbajtën një takim jozyrtar këtë mëngjes me disa nga shtetet anëtare që kanë më shumë interes për çështjen e migracionit dhe në veçanti zgjidhje inovative të çështjes”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Kryeministres italiane sipas ANSA.

“Përveç Italisë, Danimarkës, Holandës dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, në takim morën pjesë edhe liderët e Austrisë, Qipros, Republikës Çeke, Greqisë, Hungarisë, Maltës, Polonisë dhe Sllovakisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përshkroi pikat kryesore të veprimit të treguara në letrën e së hënës mbi migracionin, duke përfshirë çështjen e zgjidhjeve inovative.

Kryeministrja Meloni prezantoi marrëveshjen Itali - Shqipëri, një ditë pas mbërritjes së emigrantëve të parë të parregullt në portin e Shëngjinit, duke nënvizuar rolin e saj në luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.

Diskutimi i liderëve u fokusua në konceptin "vend të tretë të sigurt" përpara zbatimit të rregullave sipas Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin dhe në bashkëpunimin përgjatë rrugëve të migracionit me UNHCR-në dhe IOM-in në lidhje me kthimet vullnetare të asistuara, si dhe në " qendrat e kthimit'.

Udhëheqësit e pranishëm ranë dakord të vazhdojnë të mbajnë një koordinim të ngushtë operacional, gjithashtu në funksion të takimeve të ardhshme të Këshillit Evropian, me synimin për të forcuar politikën e migracionit të Bashkimit Evropian dhe për ta bërë atë gjithnjë e më efektive" – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI