Flash

Berisha: Ju tregoj kush e porositi vrasjen e Ervis Martinajt

Lapsi.al 17 October 2024
Berisha: Ju tregoj kush e porositi vrasjen e Ervis Martinajt

Ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht kreu i PD, gjatë një interviste për “Quo Vadis” në Vizion Plus, hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës. Sipas tij në përgjimet e Encro Chat kanë dalë emra të zyrtarëve më të lartë të vendit që bisedojnë me krimin e akuzuar.

“Vetëm maja e ajsbergut ka dalë dhe del se Taulant Balla, Edi Rama janë të lidhur me vrasës, me trafikantë, akuzohen për vrasje, për porosi vrasjes, për trafiqe. Është jetike që të zbardhet e vërteta e lidhjes së politikës me krimin”, - tha Berisha.

Po ashtu Berisha ka folur dhe për fatin e Ervis Martinajt, ku deklaroi se e kanë vrarë. Madje ish-kryeminsitri drejtoi gishtin nga kreu i qeverisë, duke thënë se është Edi Rama ai i cili ka porositur vrasjen e Martinajt.

“Ju e patë publikimin e fundit të gazetarit Elton Qyno, i cili faktonte nga bisedat e bëra midis bandave se porositësi i vrasjes së Ervis Martinajt ishte vetë Rama.

“E ke politike”, i thoshte Bajraj Ervis Martinajt dhe ky i thoshte se “partia jote po më dënon. Pasi Rama e paralajmëroi se ta dimë targën dhe ta do merrem personalisht, Rama angazhoi policinë mbase si ekzekutorë, mbase kanë qenë banditë. Ai u nda në fund me një oficer politie. Kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, ekstraligjore, ekstrakushtetuese”, -  deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI