Flash

Shqiptari dhe greku kapen në taksi me 82 kg dr*gë

Lapsi.al 18 October 2024
Shqiptari dhe greku kapen në taksi me 82 kg dr*gë

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Egnatia” ne afërsi të Igumenicës. Operacioni është zhvilluar nga policia kufitare e filatit në bashkëpunim me sektorin e luftës kundër narkotikëve të policisë së Igumenicës.

Policia greke ka ndaluar një automjet taksi dhe ka zbuluar brenda saj, ne bagazh dhe sediljet e pasme, 72 pako që përmbanin 81 kg 704 gram marijuanë. Në prangat e policisë kanë rënë drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Mikhail Angjelo 52 vjec nga Artemida e Athinës dhe pasagjeri, shtetasi shqiptar Kosta Beqo 54 vjeç nga fshati Çukë i Sarandës.

Ky i fundit rezultonte person në kërkim në Greqi, pasi në vitin 2018 kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiou ku prej dy vitesh vuante dënim për çështje droge dhe nuk ishte kthyer më. Policia greke u sekuestroi të dyshuarve edhe 4370 euro.

Për rastin në fjalë, po zhvillon hetime intensive edhe Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, i cili është informuar nga homologët grekë. Ndërkohë ende nuk ka informacione nëse droga ka kaluar nga kufiri shqiptaro-grek.

Të këshilluara

Moti rezervon surpriza për fundjavën

Vranësira, reshje shiu dhe ulje të temperaturave, parashikohet moti gjatë fundjavës, sipas SHMU. Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferi...

13:38

Merr mandatin deputeti i ri i Kuvendit

KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Erjon Mekës. Meka ka marrë mandatin, pas dorëheqjes së deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja. Meka ishte kandidat për deput...

13:33

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI