Flash

Digjet një shtëpi në Lushnje

Lapsi.al 18 October 2024
Digjet një shtëpi në Lushnje

Një zjarr i rënë rreth orës 17:30 ka përfshirë një banesë të ulët në lagjen Loni Dhamo mes pallateve. Ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët janë dhe dy banesa të tjera.

Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë të cilët fillimisht kanë nxjerrë banorët nga shtëpitë. Pasi kanë siguruar se askush nuk rrezikonte jetën me mjete rrethanore kanë thyer muret anësore, derën dhe çatinë, nga ku ndërhynë për të shuar zjarrin.

Në banesën e përfshirë nga flakët është shkrumbuar gjithçka që kishte brenda, përfshi dhe rroba të përdorura që i shisnin në treg. Nga dy banesat e tjera kanë mundur të nxjerrin jashtë orenditë shtëpiake.

Zjarrfikësit kanë izoluar zjarrin për të mos rrezikuar banesat e tjera si dhe blloqet e pallateve aty pranë. Drejtori i zjarrfikëses Lushnje, Xhezmi Metushi, shprehet se situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohen banesat dhe jeta e banorëve është e siguruar.

Të këshilluara

Moti rezervon surpriza për fundjavën

Vranësira, reshje shiu dhe ulje të temperaturave, parashikohet moti gjatë fundjavës, sipas SHMU. Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferi...

13:38

Merr mandatin deputeti i ri i Kuvendit

KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Erjon Mekës. Meka ka marrë mandatin, pas dorëheqjes së deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja. Meka ishte kandidat për deput...

13:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI