Flash

Sulm me armë ndaj një servisi në Vorë, ka të plagosur

Lapsi.al 15 October 2024
Sulm me armë ndaj një servisi në Vorë, ka të plagosur

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në Vorë rreth një orë më parë, në zonën e Mrikajt. Nga të dhënat paraprake rezulton se pasditen e kësaj të marte një person është qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ngjarja mund të ketë ndodhur pas një përplasjeje dhe debati, lidhur me pjesët e këmbimit të makinave.

Paraprakisht raportohet se disa persona kanë shkuar te servisi dhe kanë goditur me sende te forta dy vëllezërit Mara dhe njëri prej tyre ka qëlluar me pistolete në kembë 25-vjeçarin, Xhulio Shkurti, i cili rezulton të jetë punonjës në servis.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit dhe po punon për të sqaruar shkakun e konfliktit që çoi në këtë plagosje.

Të këshilluara

Gjykata e Lartë lë në burg Ervin Salianjin

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg. Ish-deputeti i Partisë Demokratike do të ...

14:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI