Flash

Vrasja e Vajdin Lamajt/ Pushohet çështja ndaj Lul Berishës

Lapsi.al 15 October 2024
Vrasja e Vajdin Lamajt/ Pushohet çështja ndaj Lul Berishës

Gjykata e Posaçme pushoi këtë të martë çështjen për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishaj, lidhur me akuzuat për vrasjen e Vajdin Lames. Vendimi u dha mbasi SPAK e kishte pushuar hetimin dhe e dorëzoi me këtë kërkesë në gjykatë. Avokati i tyre Detar Hysi deklaroi pas vendimit se gjykata kishte marrë një vendim të drejtë

“Falënderoj gjykatën për vendimin e drejtë dhe të bazuar”,-tha ai.

Lamaj ishte një biznesmen i njohur në kryeqytet asokohe, kur mbante edhe postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe zv.President i Top Albania Radios, një media e themeluar nga i ndjeri Dritan Hoxha. Lamaj përpara se të ekzekutohej i kishte shpëtuar një tjetër atentati me armë para disa muajsh në qendër të Tiranës, ku mbetën të plagosur lehtë dy persona. Konkretisht ai i shpëtoi plumbave në 15 tetor të vitit 2004 teksa po dilte nga një emision televiziv në Tv “Arbëria”.

15 vjet hetime

Pas vrasjes së Vajdin Lamajt u shoqëruan në polici disa persona, të cilët u morën në pyetje nga grupi hetimor. Ndër ta ka pasur edhe banorë të pallatit, që kanë qenë të pranishëm në momentin e shpërthimit të eksplozivit. Por pavarësisht zgjatjes në kohë të këtyre hetimeve për më shumë se 15 vjet, asnjëherë nuk u tha zyrtarisht se kush ishin ekzekutorët e biznesmenit të njohur.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pretendoi se për vrasjen e Vajdin Lamajt ka pasur një bashkëpunim mes dy grupeve kriminale të drejtuar nga Emiljano Shullazi dhe Lulzim Berisha. Bashkë me ta u tha se ishin të implikuar  edhe shtetasit P. Dervishaj, I.Taulla, L.Reci dhe V.Ymeri (Imeraj).

Të këshilluara

Gjykata e Lartë lë në burg Ervin Salianjin

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg. Ish-deputeti i Partisë Demokratike do të ...

14:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI