Flash

Lajm i fundit/ Vritet me thikë 15-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 14 October 2024
Lajm i fundit/ Vritet me thikë 15-vjeçari në Shkodër

Një krim i rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një i mitur 15-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Edhe autori i krimit është i mitur dhe është identifikuar nga policia e cila e ka shpallur në kërkim. I mituri u qëllua me thikë dhe u la i plagosur në anë të rrugës.

I identifikuar me inicialet A.Gj ai u dërgua më pas në spital, por ka ndërruar jetë. Policia ka pyetur dëshmitarët okularë. Autori u identifikua me anë të kamerave të sigurisë. Shkaku dyshohet të jetë një sherr për motive të dobëta. Po kryhen kontrolle në banesën e autorit të krimit dhe të të afërmve të tij. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta./lapsi.AL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI