Flash

Amnesty International Italia: Kampet në Shqipëri mund të shkelin të drejtat e njeriut

Lapsi.al 14 October 2024
Amnesty International Italia: Kampet në Shqipëri mund të shkelin

Qeveria italiane njoftoi se 2 qendrat për emigrantët e ndërtuara në Shqipëri janë vënë në funksionim, duke shënuar kështu nisjen e planit të dakordësuar në Protokollin Itali-Shqipëri të nënshkruar në nëntor 2023. Në strukturat e Shëngjinit dhe Gjadrit do të do të shqyrtohen, në tokën shqiptare, por nën juridiksionin italian dhe europian, kërkesat për azil të emigrantëve. Aty do të persona në pritje të dëbimit dhe riatdhesimit.

Amnesty International Italia përsëriti shqetësimin e saj të fortë në lidhje me shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut lidhur me masat e parashikuara nga protokolli, veçanërisht në lidhje “me ndalimin e përgjithësuar, ndalimin automatik dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në det, duke i konsideruar ato si shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare nga Italia”.

“Marrëveshja mund të zgjasë kohën e zbarkimit për njerëzit e shpëtuar në det nga anijet e autoriteteve italiane, duke i çuar në Shqipëri në vend të porteve më të afërta. Kjo zgjatje e kohës së lundrimit rrezikon të rrisë vuajtjet e njerëzve në anije, si pasojë e udhëtimeve të rrezikshme që ata ndërmarrin në mungesë të kanaleve të rregullta dhe të sigurta, dhe mund të përbëjë shkelje të standardeve ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit, në veçanti të detyrës për të zbarkuar njerëzit në strehën e parë të sigurt” – thotë njoftimi.

Protokolli nuk përmban dispozita të qarta se si do të identifikohen personat vulnerabël, si të miturit apo gratë shtatzëna, as ku do të bëhet një identifikim i tillë – qoftë në bordin e anijeve apo në tokë. Dështimi për të sqaruar këto aspekte mund të rezultojë që individët e cenueshëm të vuajnë nga ndalimi automatik dhe i zgjatur, në shkelje të të drejtave të tyre, sipas ligjeve italiane dhe ndërkombëtare.

“Marrëveshja parashikon ndalimin automatik të atyre që transferohen në Shqipëri, përfshirë ata që kërkojnë azil. Paraburgimi, i cili mund të zgjasë deri në 18 muaj, është një masë arbitrare dhe për rrjedhojë e paligjshme. Sipas ligjit ndërkombëtar, ndalimi duhet të jetë një përjashtim, jo një normë, dhe duhet të vërtetohet nga gjyqtari në bazë të vlerësimeve individuale, siç raportohet edhe në raportin "Liria dhe dinjiteti: vëzhgime mbi ndalimin administrativ të migrantëve dhe azilkërkuesve në Itali”, - thotë Amnesty International Italy.

Personat e ndaluar në Shqipëri mund të përballen me pengesa në aksesin e mjeteve juridike për shkak të vështirësive logjistike dhe burokratike që lidhen me distancën. Mungesa e mekanizmave të qartë për lirimin e personave që kanë sukses me padinë mund të zgjasë më tej paraburgimin e tyre. Për më tepër, ndalimi mund të vazhdojë edhe pas vendimit gjyqësor, për shkak të kohës së nevojshme për organizimin e transferimit në Itali.

“Vendndodhja e qendrave në Shqipëri mund të rrezikojë aksesin efektiv në procedurat e azilit dhe asistencën ligjore, duke reduktuar garancitë për azilkërkuesit. Distanca midis qendrave dhe autoriteteve italiane mund të çojë gjithashtu në diskriminim midis atyre që aplikojnë për azil në Shqipëri dhe atyre në Itali, duke cenuar parimin e drejtësisë së procedurave të azilit” – citon Amnesty International Italia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI