Flash

Negociatat me BE, VOA: Janë grup-kapitujt më të rëndësishëm, hapen në fillim dhe mbyllen në fund

Lapsi.al 15 October 2024
Negociatat me BE, VOA: Janë grup-kapitujt më të

Shqipëria nisi sot bisedimet konkrete të anëtarësimit me Bashkimin Europian, për grupkapitujt e parë, me organizimin në Luksemburg të Konferencës së dytë ndërqeveritare. I quajtur “Themeloret”, ky grupkapitujsh, është dhe më kryesori. Ai hapet i pari dhe mbyllet i fundit. Kryeministri Edi Rama, foli për një ditë me domethënie historike për vendin e tij. Ndërsa ministri i Jashtëm hungarez tha se janë mundësitë që brenda vitit të hapet dhe një tjetër grupkapitujsh.

Shqipëria mori nga Komisioni Evropian rekomandimin për hapjen e bisedimeve në vitin 2018 ndërsa nga Këshilli Evropian në mars të viti 2020. U deshën dy vite të tjera që mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian të mbahej, konferenca e parë ndërqeveritare. Vetëm sot, pas edhe dy vitesh të tjera, vendi ka hyrë realisht në procesin e anëtarësimit, me nisjen e bisedimeve për grupkapitujt e parë.

Pas mbledhjes mes palëve, ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së, deklaroi se “momentet që kemi përjetuar gjatë kësaj një orë e gjysmë të fundit kane qenë historike, sigurisht duke pasur parasysh faktin se kemi çelur grupin e parë të kapitujve me Shqipërinë, që do të thotë, duke folur në mënyrë substanciale, bisedimet e anëtarësimit kanë nisur për t’u siguruar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE sa më shpejt të jetë e mundur.”. Edhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ishte në të njejtën linjë. Ndërsa foli për “një vendim të rëndësishëm”, ai tha se “tashmë është çelur rruga për bisedimet thelbësore çka nënkupton që tashmë do të negociojmë kushtet në të cilat Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.”

Kryeministri Edi Rama e konsideroi ditën e sotme si një moment “me domethënie historike”, për Shqipërinë por dhe për BE-në, e cila sipas tij u zgjua, pas agresionit rus në Ukrainë. “Kështu çelja e grup kapitullit themelor sot me 5 kapitujt kryesor plus tri kriteret përbën një arritje të madhe dhe besoj për të dy palët, qoftë për Shqipërinë, ashtu edhe BE-në dhe shënjon një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët drejt ribashkimit tërësor evropian”.

Grupkapitujt e parë, të njohur si “Themeloret”, janë më të rëndësishmit në të gjithë procesin e bisedimeve. Ata hapen në fillim, dhe janë të fundit që mbyllen, duke qenë se prekin tema me peshë që nga gjyqësori dhe të Drejtat themelore, te Drejtësia e Siguria, Prokurimet publike, Statistikat dhe Kontrolli financiar. Kryeministri Edi Rama u angazhua për përmbushjen pa vonesë të detyrimeve që rrjedhin nga bisedimet, ndërsa sipas tij objetivi është që vendi të anëtarësohet brenda 6 viteve të ardhshme.

Me tone ta forta kritika ndaj disa prej vendeve anëtare që siç ta “ndryshe flasin në publik e ndryshe në salla të mbyllura”, ministri i jashtëm Szijjártó, u shpreh se shpreson që “brenda mandatit të presidencës hungareze, të mund të hapet një tjetër grupkapitujsh me Shqipërinë, që ka të bëjë më marrëdhëniet me jashtë dhe është e qartë që praktikisht, pragmatikisht po ta shohësh këtë çështje Shqipëria është gati”./VOA

Të këshilluara

Gjykata e Lartë lë në burg Ervin Salianjin

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg. Ish-deputeti i Partisë Demokratike do të ...

14:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI