Flash

6 muaj para zgjedhjeve, shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile

Lapsi.al 15 October 2024
6 muaj para zgjedhjeve, shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes

Pas shkarkimit të Loina Priftit, ish-drejtoreshës së “IdentiTek”, e cila i kishte caktuar vetes rrogë 15 mijë euro në muaj e që dyshohet për një sërë abuzimesh në detyrë, përfshi këtu edhe cënim të të të dhënave sensitive, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka firmosur një tjetër shkarkim.

Siç mëson Lapsi.al së fundi është shkarkuar edhe drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro. Vendimi është marrë për shkak të një ngërçi të krijuar me tenderin e mirëmbajtjes së Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Një përplasje për çështje teknike e procedurale me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) e ka shtyrë Ministrin e Brendshëm të sakrifikojë vartësin e tij.

Natyrisht mes Linda Karçanajt e Vangjush Stavros, ky i fundit do të sakrifikohej për t’i hapur rrugë punëve sipas modelit që kërkon kupola e Rilindjes, shpesh duke shkelmuar ligjet e duke zhvatur ç'të munden. AKSH-i është një nga institucionet më hermetike e të përfolur për tendera të dyshimtë. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar këtë institucion si “kopshtin privat të Edi Ramës”. E sipas tij ekziston një përgjim ambiental me njerëz të Ramës për një aferë 43 milionë euro.

Vangjush Stavro u emërua në krye të Gjendjes Civile në pranverë të vitit 2021. Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë, por sidoqoftë ky institucion mbetet me një rëndësi të posaçme sidomos kur kemi para vitin elektoral. Rama as kësaj radhe nuk do të heqë dorë nga vesi kriminal i patronazhimit të njerëzve, përfshi edhe shqiptarët e diasporës. Thënë këtë, do duhet një drejtues i sprovuar me praktika të tilla për të lehtësuar masakrën e ardhshme zgjedhore të pranverës 2025. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjykata e Lartë lë në burg Ervin Salianjin

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg. Ish-deputeti i Partisë Demokratike do të ...

14:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI