Flash

Video / Mes koreve antishqiptare, Zvicra mposhtet nga Serbia, fitojnë Spanja e Portugalia

Lapsi.al 12 October 2024
Video / Mes koreve antishqiptare, Zvicra mposhtet nga Serbia, fitojnë

Ka nisur me thirrje antishqiptare të tifozerisë serbe ndeshja midis Serbisë dhe Zvicrës. Situata filloi në 20:45 dhe prej atëherë nuk janë ndalur koret raciste antishqiptare si dhe “Kosova është Serbi”. Një tjetër shfaqje antishqiptare, është shënuar sot në Ligën e Kombeve. Nën atmosferën e ngarkuar nga ultranacionalistët serbë në Leskovac, ekipi vendas arriti të mposhte Zvicrën. 2-0 ka përfunduar kjo ndeshje që mbarti brenda saj shumë episode. Goli i parë erdhi pas një devijimi të papritur nga Elvedi. Ndërkohë në pjesën e dytë, Mitroviç shfrytëzoi një rast të shkëlqyer për të shënuar golin e dytë. Pavarësisht mundësisë për të rikthyer ndeshjen me një penallti, Embolo e humbi atë. Kështu serbët dalin me fitore dhe zviceranët pa pikë në një grup që udhëhiqet nga Portugalia.

Fitore e rëndësishme për Portugalinë, 3-1 ndaj Polonisë

Portugalia arriti një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mundur Poloninë 3-1. Pjesa e parë nisi mirë për vendasit, por me kalimin e kohës, portugezët morën kontrollin e ndeshjes. Bernardo Silva shënoi golin e parë në minutën e 30-të pas asistimit të Bruno Fernandes. Ishte Cristiano Ronaldo që dyfishoi avantazhin në minutën e 37-të. CR7 shënoi pas një goditjeje që përfundoi në traversë. Në pjesën e dytë, Portugalia vazhdoi të sulmojë, por Bruno Fernandes humbi një rast të shkëlqyer. Polonia arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 77-të me golin e Zielinski. Por në minutën e 88-të, një autogol i Bednarek e vulosi ndeshjen në 3-1. Kështu, Portugalia ngjitet në 9 pikë dhe kryeson Grupin 1, ndërsa Polonia mbetet në 3 pikë.

Fitore e ngushtë për Spanjën, 1-0 ndaj Danimarkës

Ndërkohë Spanja arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Danimarkës me rezultatin 1-0. Gjatë pjesës së parë, "Furia Roja" dominuan plotësisht ndeshjen. Spanjollët krijuan shumë mundësi për gol, por skuadrat hynë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë, Spanja vazhdoi të ushtrojë presion. Por pavaresisht shumë përpjekjeve goli erdhi në minutën e 79'  me Zubimendi. Në fund, Danimarka tentoi të barazonte, por nuk ia doli dot. Kështu, Spanja regjistroi fitore dhe u ngjit në 7 pikë në renditje. Danimarka mbeti në 6 pikë në vendin e dytë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI