Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Izraeli gati të sulmojë nga toka! Shefi i ushtrisë: Bëhuni gati, po përgatisim terrenin!

Lapsi.al 25 September 2024
Izraeli gati të sulmojë nga toka! Shefi i ushtrisë: Bëhuni

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, u ka thënë trupave të tij të përgatiten pasi mund të zhvillohet një sulm i mundshëm nga toka në Liban.

Ai tha se avionët tashmë kanë goditur në tokë, për të përgatitur terrenin për hyrjen e tyre dhe gjithashtu për të goditur Hezbollahun. “Nuk po ndalemi, do vazhdojmë t’i godasim dhe t’i godasim kudo. Qëllimi është shumë i qartë – të kthehen të sigurt banorët e veriut.”

Shefi i ushtrisë shtoi se për ta arritur këtë, po përgatitet një manovër. “Kjo do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, çizmet tuaja manovruese, të hyjnë në territorin e armikut, të hyjnë në fshatrat që Hezbollahu ka përgatitur si baza të mëdha ushtarake, me infrastrukturë nëntokësore”, tha ai.

“Hyrja juaj në ato zona me forcë, do t’i lejë të kuptojnë se çfarë do të thotë të përballesh me një forcë profesionale, shumë të aftë dhe me përvojë në betejë. Ju po hyni shumë më të fortë dhe shumë më me përvojë se ata”, zbulohet t’u ketë thënë Halevi trupave të tij.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vlorë

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lex...

20:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI