Flash

Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, policia iu vjen në ndihmë dy turistëve anglezë

Lapsi.al 25 September 2024
Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, policia iu

Policia u ka shkuar në ndihmë dhe ka shpëtuar dy turiste angleze kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës.

Gjetja e tyre është bërë pas 3 orësh kërkim nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë.

Ato paraqiteshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, Policia u shkoi në ndihmë dy turisteve, rezidente në Angli.

Salla operative e Komisariatit të Policisë Tropojë, ka marrë njoftim rreth orës 15:15, se dy turiste, rezidente në Angli, kërkonin ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës .

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet.

Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë në Valbonë ????.

Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë ????.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vlorë

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lex...

20:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI