Flash

Dokumentari i Ben Affleck shpallet i papërshtatshëm për Oscar

Lapsi.al 25 September 2024
Dokumentari i Ben Affleck shpallet i papërshtatshëm për Oscar

Një dokumentar i ri i prodhuar nga Ben Affleck dhe Matt Damon është shpallur i papërshtatshëm për të konkurruar në shfaqjen e çmimeve Oscar.

Filmi – Kiss the Future – u shfaq në 139 kinema AMC Theaters në mbarë vendin, duke përfshirë disa tregje kualifikuese për Oscar si Los Angeles , New York, San Francisco dhe Atlanta.

Sipas rregullit 12 të udhëzimeve të Oscar-it, një dokumentar duhet të shfaqet të paktën tre herë në ditë në një treg kualifikues.  Regjisori Nenad Cicin-Sain argumentoi se përcaktimi është i ri, i paraqitur pasi filmi përfundoi shfaqjen e tij kualifikuese në shkurt 2023. Ai vuri në dukje se rregulli zakonisht zbatohet për filmat artistikë, jo për dokumentarët dhe pretendoi se kjo krijoi konfuzion mbi përshtatshmërinë e dokumentarit.

Cicin-Sain kritikoi ndryshimin e rregullave, duke e quajtur situatën "rule hack-a-mole" dhe bëri shaka për bërjen e një dokumentari rreth sprovës. Ai vuri në dukje, “Po mendoj seriozisht të bëj një dokumentar për këtë përvojë – ndoshta është më shumë një komedi, e cila me të vërtetë është më fitimprurëse financiarisht”.

Kiss The Future është një dokumentar i bazuar në historinë e rrethimit të Sarajevës në vitet 1990 dhe sesi muzika e U2 ndihmoi në frymëzimin e banorëve të qytetit.

Filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Berlinit vitin e kaluar, e ndjekur nga premiera e tij në SHBA në Festivalin Tribeca. Ai u nominua për çmimin Cinema for Peace dhe fitoi çmimin e publikut në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI