Flash

Vuçiç: S’ka zgjidhje për problemet në Kosovë nëse nuk ndryshojnë rrethanat në botë

Lapsi.al 25 September 2024
Vuçiç: S’ka zgjidhje për problemet në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, nëse, sipas tij, të ndryshojnë rrethanat në botë dhe Serbia të mund të paraqesë kërkesat e saj në përputhje me Ligjin ndërkombëtar publik.

“Sikurse në botën moderne ende nuk ka kurë efektive për kancerin, e njëjta është për problemet tona sa i përket ‘Kosovës dhe Metohisë’. Për të mbajtur gjërat nën kontroll dhe që të jetë e mundur të jetohet – ky është obligimi ynë derisa rrethanat në botë të ndryshojnë, kur ne të jemi në gjendje të paraqesim kërkesa sipas normave të Ligjit ndërkombëtar publik”, tha Vuçiç.

Një ditë më parë, gjatë mbledhjes së Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Vuçiç i akuzoi shtetet perëndimore se po shkelin normat e OKB-së dhe po shkelin rezolutën 1244 të OKB-së. Ai tha se aktualisht “nuk ka drejtësi për serbët në Kosovë”.

“Kur liderët këtu flasin me pasion për nevojën që Ukraina të jetë e lirë, për respektimin e OKB-së dhe Kartës së saj, rezolutave, unë mendohem se pse ata nuk e respektojnë Kartën e OKB-së dhe rezolutën 1244 kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë”, deklaroi Vuçiç.

Gjatë fjalimit në OKB, Vuçiç tha se nuk u respektua Karta e OKB-së, kur NATO-ja bombardoi ish-Jugosllavinë.

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës./ rel

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vlorë

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lex...

20:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI