Flash

Qëlluan ndaj një makine me 2 persona/ Një polic i "Shqiponjave" në kërkim, ndalohen 2 kolegë të tij

Lapsi.al 23 September 2024
Qëlluan ndaj një makine me 2 persona/ Një polic i

Efektivi i forcave “Shqiponja”, 34-vjeçari R. B. është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Falsifikim dokumentash” dhe “Kallëzim i rremë”. Pas hetimeve, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin.

Gjithashtu, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe për 2 efektivë të tjerë të forcave “Shqiponja”, ndaj 46-vjeçarit E. D. dhe 37-vjeçarit F. Z. pasi dyshohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Caktimi i masave të sigurimit u bë i mundur në kuadër të hetimeve të kryera pas kallëzimit penal të depozituar nga një person, nga ku rezultoi se më 8 Mars të këtij viti gjatë kryerjes së shërbimit në segmentin rrugor Tiranë - Fushë Krujë, këta efektivë kanë ndaluar një automjet.

Gjatë veprimeve policore në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke vënë në rrezik jetën e dy personave që ndodheshin në mjet. Në vijim, krahas mosraportimit të ngjarjes tek strukturat eprore, ata kanë tentuar të fshehin provat dhe faktet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI