Flash

Shteti bektashi/ Edi Rama paska kopjuar idenë e Erjon Veliajt (VIDEO)

Lapsi.al 23 September 2024
Shteti bektashi/ Edi Rama paska kopjuar idenë e Erjon Veliajt (VIDEO)

Ideja për një shtet bektashi nuk ka qenë e Edi Ramës. Kryeministri duket se ka kopjuar Erjon Veliajn, që ka qenë i pari që ka pasur propozimin për ekzistencën e një mini-Vatikani në Tiranë. Të paktën publikisht, Veliaj e ka artikuluar këtë gjatë një vizite në selinë e bektashinjve, me rastin e festës së Ashures.

"Ne jemi me fat, që një nga fetë e rëndësishme sot. Të paktën në Ballkan, por me besimtarë kudo në botë e ka epiqendrën e vet në Tiranë dhe ky është një mini-Vatikani ynë për një besim të veçantë, një besim unik, që pajton jo vetëm kombet, por pajton edhe besimet" dëgjohet të thotë Veliaj në filmimet (KËTU), ndërsa shpreh urimet e tij para gazetarëve.

Prej pak ditësh, ideja për të pasur një shtet bektashi sipas modelit të Vatikanit ka trullosur opinionin në vend. Pasi Rama e artikuloi propozimin në një prononcim për Neë York Times dhe e përforcoi më pas në fjalimin e tij në OKB, kanë nisur edhe teoritë konspirative. Një pjesë thonë se Ramës i duhet sheshi në qendër të Tiranës, ku qëndron një teqe, për të ngritur aty kullën e radhës. Një pjesë thonë se propozimi fsheh qëllimin për të sjellë myslimanët e dëbuar nga Gaza dhe propozimi i ka ardhur nga Izraeli. Një pjesë shohin një lëvizje që i paraprin propozimit të Vuçiçit për një shtet të vogël ortodoks në veri të Kosovës. Mediat turke raportonin konspiracione me Xhorxh Soros, djali i të cilit ka lidhje të ngushta me Ramën dhe Veliajn. Kjo deklaratë e kryebashkiakut Erjon Veliaj, sipas të cilit bektashinjtë kanë në Tiranë një mini-Vatikan duket se provon se kemi të bëjmë me një temë të rrahur në rrethin e Ramës, që gjithsesi për momentin mbetet ende një shashkë propagandistike.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI