Flash

Ministri maqedonas: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Lapsi.al 23 September 2024
Ministri maqedonas: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikolloski tha në një intervistë për Kanal 5, duke iu referuar procesit integrues të vendit në BE, se ishte i pari që deklaroi se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Por në të njëjtën kohë, Nikolloski tha se është i bindur se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e plotë e Unionit, jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të BE-së.

“Fillimisht thashë se do ta bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje të Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne u bashkuam me Shqipërinë”.

“Unë tani deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian”, tha Nikolloski.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI