Flash

Rama jep leksione në OKB: Me inteligjencë artificiale do çojmë përpara anëtarësimin në BE

Lapsi.al 23 September 2024
Rama jep leksione në OKB: Me inteligjencë artificiale do

Kryeministri Edi Rama nga selia e OKB-së ka folur në lidhje me teknologjinë digjitale dhe Inteligjencën Artificiale ku tha se në Shqipëri, 95% e shërbimeve sot ofrohen online dhe se po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Rama tha se po punojnë për të ndërtuar një model të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek AI për prokurimet publike. Ai ka shtuar se teknologjia ka dhe të këqijat e saj, duke kujtuar sulmet kibernetike ndaj administratës shtetërore, nga Irani.

DEKLARATA E RAMËS:

Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim. Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës. Nga ana tjetër, ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian

Gjithashtu po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA për prokurimet publike. Nga ana tjetër sigurisht teknologjia digjitale nuk është vetëm një bekim, po edhe një mallkim, si psh sulmet kibernetike. Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët.

Por tekefundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë. Faleminderit shumë dhe shpresoj shumë që duke folur kaq shkurt, e kam fituar simpatinë tuaj zoti Kryetar!

Të këshilluara

Kris arma në Athinë, plagoset një shqiptar

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Informacionet e para flasin për ek...

18:44

Euro 'prek fundin', tjetër minimum historik

Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke arritur tashmë afër pragut të 99 lekëve. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqip...

14:50

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI