Flash

Përplasja me armë në Greqi, kush është shqiptari i plagosur (Emri)

Lapsi.al 23 September 2024
Përplasja me armë në Greqi, kush është shqiptari i

Identiteti i shqiptarit që mbeti i plagosur mbasditen e sotme në Greqi është zbardhur. Mësohet se i plagosur ka mbetur Florian Bajraktari, 36 vjeç nga Tirana. Bëhet me dije se në vitin 2006, Bajraktari është arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur ne Lasithiou, Greqi.

Gjithashtu 36-vjeçari është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar ne Kalithea të Athinës për lojra fati. Mediat greke shkruajnë se fillimisht pati konfuzion mbi ngjarjen, pasi policia nuk gjeti asnjë person të plagosur në vendin ku ishte raportuar një përplasje me armë.

Por Bajraktari është paraqitur në spital me plagë në shpatull ku dhe po i nënshtrohet një operacioni. Sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet policore, ka dëshmi që thonë se i plagosuri lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona të tjerë me të cilët shkëmbyen të shtëna. Autoritetet policore që kanë shkuar në vendngjarje kanë grumbulluar 7 gëzhoja, të cilat i kanë dërguar për ekspertizë.

Të këshilluara

Kris arma në Athinë, plagoset një shqiptar

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Informacionet e para flasin për ek...

18:44

Euro 'prek fundin', tjetër minimum historik

Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke arritur tashmë afër pragut të 99 lekëve. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqip...

14:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI