Flash

Drejtonte rrjet prostitucioni në Tiranë arrestohet gruaja kineze

Lapsi.al 24 August 2024
Drejtonte rrjet prostitucioni në Tiranë arrestohet gruaja kineze

Një 38-vjeçare kineze e shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. E arrestuara ishte shpallur në kërkim pak ditë më parë nën akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Arrestimi i saj ka ardhur në kuadër të operacionit "Red Light 2". Sipas njoftimit të policisë 38-vjeçarja së bashku me një 52 vjeçe e cila është arrestuar më parë, dyshohet se rekrutonin kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy të arrestuarat, me anë të fotove të publikuara në faqen "Escort Tirana", ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar "Red Light 2", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas. Arrestohet një 38-vjeçare, shtetase kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase në kërkim, për shfrytëzim prostitucioni, kanë vijuar operacionin policor të koduar "Red light 2".

Si rezultat i tij u ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale "Shfrytëzimi prostiucionit", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", dhe "Dëmtime te tjera me dashje", parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.

38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen "Escort Tirana", ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme përgjat relieveve malore të vendit. Përgjatë majave të male në orët e pasdites reshje l...

08:32

Kris arma në Vaun e Dejës, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje (23 gusht) në Vaun e Dejës, ku është qëlluar në drejtim të një mjeti tip Audi, i blinduar...

20:18

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI