Flash

Pamje të rënda/ Militantë islamikë marrin peng një burg në Rusi, 7 të vrarë

Lapsi.al 23 August 2024
Pamje të rënda/ Militantë islamikë marrin peng një burg

4 punonjës burgu u vranë pasi disa të dënuar organizuan një revoltë në një koloni të largët penale ruse duke marrë disa morën pengje. Forcat speciale sulmuan objektin “IK-19 Surovikino” në rajonin jugperëndimor të Volgogradit pasi të burgosurit, të cilët e identifikuan veten si militantë të Shtetit Islamik (IS), pretenduan se kishin marrë kontrollin e kompleksit.

Autoritetet thanë se operacioni i forcave speciale kishte liruar disa pengje dhe "neutralizoi" të gjithë sulmuesit. Më vonë u konfirmua se 3 punonjës të burgut kishin vdekur. 

Police 'Neutralize' 4 Inmates After Hostage Standoff at Volgograd Region  Prison - The Moscow Times

Një video e postuar në mediat sociale duket se tregon një të burgosur që mban një thikë duke qëndruar mbi një roje burgu të gjakosur gjatë revoltës. Garda Kombëtare e Rusisë, “Rosgvardia” tha se snajperët qëlluan 4 agresorët gjatë operacionit të shpëtimit.

Babak Taghvaee - The Crisis Watch on X: "I always have been against  imprisonment of members of #ISIS. I believe, captured members of ISIS need  to be mass executed as their imprisonment

Trupa të armatosur rëndë u filmuan duke mbërritur në burg në pamjet e postuara në aplikacionin e mesazheve Telegram nga Garda Kombëtare.

Rosgvardia Russian National Guard troops at the prison

Sulmi filloi gjatë një takimi të komisionit disiplinor. Sulmuesit thuhet se kanë goditën rojet dhe plagosën edhe disa punonjës të burgut. 8 punonjës të burgut dhe 4 të dënuar ishin marrë peng. Disa raporte në mediat ruse sugjeruan se drejtori dhe zëvendësdrejtori i burgut ishin midis tyre.

Snipers kill knife-wielding inmates claiming to be IS fighters who seized  guards at Russian jail | World News | Sky News

Autoritetet mohuan se sulmuesit kishin marrë nën kontroll të gjithë burgun. Mediat ruse i identifikuan sulmuesit si Ramzidin Toshev, 28 vjeç, Rustamchon Navruzi, 23, Nazirchon Toshov, 28 dhe Temur Khusinov, 29 vjeç. Të gjithë ishin nga Uzbekistani dhe Taxhikistani.

Visegrád 24 on X: "BREAKING: ISIS terrorist have seized parts of the IK-19  prison in Surovikino near Volgograd. At least 4 Russian prison guards have  had their throats slit and several more

Në pamjet dramatike të xhiruara nga telefona celularë ata e identifikuan veten si militantë të IS. Burrat thanë se ishin të motivuar nga dëshira për t'u hakmarrë për persekutimin e muslimanëve.

Videoja tregonte gjithashtu zyrtarë të burgut të shtrirë në pellgje gjaku. Presidenti Vladimir Putin u filmua duke marrë pjesë në një takim virtual me shefat e sigurisë, gjatë të cilit Kremlini tha se ai ishte i informuar për situatën.

В ИК-19 в Суровикино Волгоградской области заключенные-террористы

Pengmarrja në Volgograd është incidenti i dytë i tillë këtë verë, pasi 6 të burgosur që u zotuan për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik kapën 2 roje në një strukturë në rajonin fqinj të Rostovit. 5 nga të burgosurit u vranë dhe një i gjashtë u dënua me 20 vjet burg pas sulmit. “IK-19 Surovikino” është një koloni penale e sigurisë së lartë. Besohet se ka rreth 1200 të burgosur. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Vaun e Dejës, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje (23 gusht) në Vaun e Dejës, ku është qëlluar në drejtim të një mjeti tip Audi, i blinduar...

20:18

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI