Flash

Përfundon afati, mbi 6500 patenta serbe u konvertuan në ato të Kosovës

Lapsi.al 23 August 2024
Përfundon afati, mbi 6500 patenta serbe u konvertuan në ato të

Sot edhe zyrtarisht përfundon afati për konvertimin e patentë -shoferëve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovë.

E deri më tani janë konvertuar 6 mijë e 509 patentë-shoferë. Këto të dhëna janë bërë të ditura për KosovaPress nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas të dhënave, numri më i madh i konvertimeve është bërë në komunën e Leposaviqit, gjithsej 2018 patentë shoferë, Mitrovicë veriore 1576, Zveçan 1177 dhe Zubin Potok 961.

Afati për konvertimin e patentë-shoferëve të Serbisë në ato të Republikës së Kosovës ishte zgjatur sërish më 8 gusht deri më 23 gusht, pasi sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, kishte interesim të madh të qytetarëve. Deri më 7 gusht numri i patentë-shoferëve të konvertuar ishte 5588.

Në ditën kur edhe ishte marrë vendimi për shtyrje të afatit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte shkruar se kjo ka ndodhur për shkak të kërkesave të qytetarëve nga radhët e komunitetit serb.

“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patent-shoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë-shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar ministri Xhelal Sveçla në Facebook.

Të këshilluara

Kris arma në Vaun e Dejës, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje (23 gusht) në Vaun e Dejës, ku është qëlluar në drejtim të një mjeti tip Audi, i blinduar...

20:18

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI