Flash

Detaje të reja/ Në Bushat u qëllua ndaj një makine të blinduar

Lapsi.al 23 August 2024
Detaje të reja/ Në Bushat u qëllua ndaj një makine të

Një automjet tip Audi i blinduar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxa të Bushatit, ku automjeti është gjetur i braktisur nga forcat e policisë.

Sipas informacionit të përftuar, automjeti i blinduar, i cili kishte pësuar dëmtime nga plumbat, është zbuluar në një zonë të izoluar. Mësohet se dy automjete Mercedes S të blinduar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është angazhuar në kërkimin e autorëve të këtij akti dhe ka nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat dhe motivet që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

Aktualisht, arsyet e këtij sulmi mbeten të paqarta, dhe efektivët e policisë po punojnë për të identifikuar dhe kapur individët përgjegjës.

Nuk dihet se cilët kanë qenë personat e përfshirë në këtë përplasje me armë, por ka të dhëna dhe indicie të forta se ngjarja është kryer nga anëtarë të një grupimi të njohur kriminal në Shkodër.

"Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Vaun e Dejës, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje (23 gusht) në Vaun e Dejës, ku është qëlluar në drejtim të një mjeti tip Audi, i blinduar...

20:18

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI