Flash

Rusja e dyshuar për spiunazh kërkon punë: Dua të promovoj turizmin shqiptar

Lapsi.al 21 August 2024
Rusja e dyshuar për spiunazh kërkon punë: Dua të promovoj

Më 21 Gusht 2022 e gjithë vëmendja do të shkonte në Çekin të Gramshit, aty ku rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikail Zorin si dhe të ukrainasi Fedir Alpatov do të përplaseshin me ushtarët shqiptarë.

Prokuroria shqiptare i akuzoi ata për spiunazh dhe pretendoi se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare, ndërkohë që një vit pas ngjarjes Timofeeva dhe Alpatov do të linin burgun për t’u ndjekur në gjendje të lirë ndërsa 23 vjeçari Mikali Zorin vijon ende masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Svetlana Timofeeva tregon se prej një viti është duke jetuar në Shqipëri pa asnjë lloj dokumenti e për shkak të këtij fakti, veprimet e saj janë shumë të limituara.

Ajo tregon se ka kërkuar leje për punë, e cila nuk është aprovuar nga gjykata.

“Unë jetoj ne Shqipëri pa dokumente, me duhet njëherë në muaj të shkoj në komisariat, t’u tregoj qe ende jam këtu dhe pres. Kam kërkuar leje për të punuar nëpërmjet gjykatës, të marr dokumentet, vetëm për të bërë diçka zyrtarisht në Shqipëri por gjykata ma ndaloi. Po përdor kursimet nga jeta e kaluar por ato nuk janë pa limit. Nuk mund të vazhdoj kështu. Unë kam kërkuar të punoj në turizëm, të promovoj Shqipërinë, të jem guidë, të bëj diçka këtu, por askush nuk më lejon.” –tha Timofeeva.

Lana tregon për gazetarin Xhensil Shkëmbi se jeta në Shqipëri për të është e mërzitshme edhe pse ajo nuk ka hequr dorë nga hobi i saj për të vizituar vendet e braktisura dhe eksplorojë natyrën

” Është pak e mërzitshme sepse është vend i vogël, Sidomos kur je pa punë. Kam vizituar pothuajse çdo cep të Shqipërisë. Kam vizituar gjithçka, vende të braktisura, kam qenë në ishujt, parqet, pothuajse kudo.” –tregoi Svetlana.

Lana Sator, ashtu siç ajo ka emrin e blogut të saj ka një kërkesë për autoritetet shqiptare.

” Dua që ata të dëgjojnë prej meje se dua të nis punë, dua të me kushtojnë vëmendje, ata e shohin se unë kam mundësi të jetoj këtu dhe të promovoj turizmin, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për kërkesën time për refugjate. Jetoj pa dokumente pas një viti sapo dola nga burgu, nuk kam sigurime, nuk përdor dot bankën, nuk pranoj as dërgesa nga Western Union. Ata mbase nuk u bëhet vonë për mua, por unë mund të jetoj ende. Por një ditë mund të mbarojnë paratë, çfarë do bëj?” –u shpreh ajo më tej.

Euronews Albania kontaktoi me prokurorin e çështjes Kreshnik Ajazi, i cili u shpreh se dokumentet e shtetases ruse janë të sekuestrua për shkak të masës së sigurisë” ndalim jashtë vendit “por Svetlana Timofeeva i është dhënë një dokument që mundëson veprimtarinë e saj në shtetin shqiptar në çdo institucion.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI