Flash

Thellohet skandali me mbetjet toksike, qeveria gënjeu për kompaninë Kurum

Lapsi.al 21 August 2024
Thellohet skandali me mbetjet toksike, qeveria gënjeu për

Kompania Kurum International ka hedhur poshtë deklarimet e Ministrisë së Mjedisit se mbetjet toksike që janë në anijen që po kthehet në Shqipëri janë të saj. Në reagim kompania shpehet se asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë, nuk është eksportuar nga Kurum International.

Më tej ata theksojnë se ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare.

Në njoftim theksohet se Kurum International, bazuar në lejen mjedisore që zotëron, respekton te gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombetare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit, objekt i punës së kompanisë.

Deklarata e Kurum International:

Kurum International, ne lidhje me lajmet e publikuara në mediat shqiptare mbi sasinë e mbetjeve të rrezikshme të eksportuara me destinacion Tajlandën, dhe aludimet mbi deklaratat e palëve të treta për shoqërinë tonë si eksportues të këtyre sasive të mbetjeve deklaron si më poshtë:

Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë, nuk është eksportuar nga Kurum International. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare.

Kurum International, bazuar në lejen mjedisore që zotëron, respekton te gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombetare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit, objekt i punës së kompanisë.

Shoqëria, raporton dhe plotëson te gjitha kërkesat ligjore, për raportim periodik, 3-mujor, 6-mujor dhe vjetor, për menaxhimin e mbetjeve industriale qe gjenerohen nga procesi teknologjik, dhe sipas rastit ka lidhur kontrata e marrëveshje me shoqëri shqiptare apo te huaja, te licencuara sipas ligjeve ne fuqi, për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Te gjitha raportet janë dorëzuar brenda afateve ligjore ne Agjencinë Kombëtare te Mjedisit dhe Agjencinë Rajonale te Mjedisit. Nga ana e organeve përkatëse, jemi kontrolluar dhe vijojmë te kontrollohemi e monitorohemi vazhdimisht dhe periodikisht sipas kërkesave ligjore.

Ne çdo rast, aplikohet për leje eksporti ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit sipas legjislacionit ne fuqi dhe Konventën e Bazelit, proces lehtësisht i verifikueshëm ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI