Flash

Berisha: Rama kërcënoi Ervis Martinin, po tenton të lirojë Dritan Dajtin

Lapsi.al 20 August 2024
Berisha: Rama kërcënoi Ervis Martinin, po tenton të lirojë

Kreu i PD-së Sali Berisha bëri akuza mjaft të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij duke i akuzuar për lidhje me grupet kriminale. Në fjalimin e radhës për mbështetësit e tij në tubimin pranë banesës, Berisha tha se me të ardhur në pushtet, “Edi Rama si shpërblim ndaj bandave kriminale, liroi një e nga një vrasësit serialë të dënuar përjetë”. Madje sipas Berishës po bën të gjitha përpjekjet të lirojë edhe Dritan Dajtin.

“Ndërhyri në çdo rast dhe liroi faktikisht të gjithë përveç njërit. Ka bërë dhe bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve, katër oficerëve të policisë. Sepse Edi Rama ka qenë dikur i kontrolluar kryekëput nga Dajti dhe sot ai kërkon reston. Të dashur miq, ju dëgjoni për vrasje, për plagosje, për vjedhje.

Por mos harroni se në të gjitha këto raste pa përjashtim qëndron një zyrtar, qëndron një deputet, qëndron një qeveritar, qëndron vetë Edi Rama. Po, po! Krimi solli Saimir Tahirin. Askush nuk e mori vesh, por truproja e tij u ekzekutua duke folur në telefon me Tahirin. Kjo është e vërteta dhe ndodhi në mes të Tiranës.

Pastaj dolën Habilajt, këta trafikantë të rrezikshëm për Shqipërinë dhe Italinë, që përdornin skafin, përdornin veturën, përdornin të gjithë pushtetin e tij. Krimi, pasi e largoi antimafia italiane Tahirin nga detyra, solli në pushtet Xhafën. I vëllai i tij, një kriminel i pamëshirshëm, një drejtues rrjeti ndërkombëtar droge në Bolonjë dhe Venezuelë.

Përfundoi rendi tek Taulant Balla, i akuzuar për porositës vrasjesh në sallë gjyqi. I akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e avokatit që pa dokumentet se Taulant krimineli kishte porositur vrasje. I shpëlarë nga akuza, nga serial-killeri Nuredin Dumani, që do thoshte në rrëfimet e tij se nuk është Taulanti që urdhëroi futjen e revoles për të arrestuar Manahasën, në një kohë kur ata nuk kishin asnjë lidhje.

U mbajtën muaj të tërë në burg për Tualet kriminelin” – tha Berisha që hodhi dyshime se në eliminimin e Brilant Martinajt në urën e Fushë Krujës është e përfshirë edhe policia.

“A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën? A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie? A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?

A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij? A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit? Pra miq, ky është mjedis krimi, është terren krimi. Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI