Flash

Shpërndante kokainë me makinë, i riu shqiptar dënohet me burg në Itali

Lapsi.al 20 August 2024
Shpërndante kokainë me makinë, i riu shqiptar dënohet me

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dënuar me 1 vit e 2 muaj burg në Itali. Mësohet se i riu shqiptarë shpërndante kokainë nëpër qytet me makinë dhe i armatosur. 33-vjeçari u ndalua pranë qendrës historike për një kontroll teksa drejtonte makinën e tij dhe iu nënshtrua një kontrolli, gjatë të cilit autoritete gjetën 15 gramë kokainë të ndarë në doza të ndryshme në xhepat e pantallonave të tij, ndërsa në ndarjen e dorezës gjetën një thikë.

Kërkimet në kabinën e pasagjerëve bënë të mundur edhe gjetjen e shumës së parave prej 1400 euro, të fshehura poshtë tapetit, që mendohet se janë të ardhura nga tregtia e drogës.Më pas hetimet janë shtrirë në banesën e të riut, ku u krye kontrolli. Në shtëpi u gjet një çelës i dytë dhe një armë lodër. 33-vjeçari u arrestua për akuzat e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes, teksa pas seancës së verifikimit u dënua me 1 vit e 2 muaj burg ditën e sotme (20 Gusht). Droga, paratë, thika dhe arma lodër janë sekuestruar nga autoritetet.

Të këshilluara

Zbulime të reja arkeologjike në Korçë

Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës. Kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez kanë n...

16:19

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI