Flash

Skandali me 816 ton mbetje toksike, Meta hedh akuza drejt qeverisë

Lapsi.al 20 August 2024
Skandali me 816 ton mbetje toksike, Meta hedh akuza drejt qeverisë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me skandalin e 816 ton mbetjeve toksike që u nisën nga Porti i Durrësit drejt Azisë Juglindore, duke e quajtur këtë një aferë të tmerrshme kriminale.

Sipas Ilir Metës kjo aferë rrezikon të marrë përmasa më të mëdha në rast se 100 kontenierët do të detyrohen të rikthehen sërish në Shqipëri, ashtu sic raportojnë mediat e huaja.

Meta shkruan se ky skandal ‘vërteton jo vetëm kapitullimin e institucioneve përgjegjëse të sigurisë së një vendi anëtar të NATO-s, por edhe implikimin e drejtpërdrejtë të Qeverisë në këtë aferë të pistë kriminale’.

Në një vend normal- thotë Ilir Meta- minimalisht përgjegjësitë ligjore duhet të ishin konstatuar, shkarkimet duhet të ishin kryer dhe arrestimet duhet të ishin realizuar. Përkundrazi, asgjë nuk ka ndodhur!

Reagimi i Ilir Metës: 

Skandali i 816 ton mbetje toksike, që u nisën nga Porti i Durrësit, hani pa porta i Edi Ramës për çdo lloj trafiku e trafikanti, është një tjetër aferë e tmerrshme kriminale, që rrezikon të marrë përmasa më të mëdha në rast se 100 kontenierët do të detyrohen të rikthehen sërish në Shqipëri duke përbërë një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Ky skandal vërteton jo vetëm kapitullimin e institucioneve përgjegjëse të sigurisë së një vendi anëtar të NATO-s, por edhe implikimin e drejtpërdrejtë të Qeverisë në këtë aferë të pistë kriminale.

Pranimi i skandalit nga autoritetet shqiptare vetëm pas dhënies së alarmit nga organizata prestigjioze ndërkombëtare ambientaliste “Basel Action Network”, denoncimi në median “Bloomberg” dhe reagimi i institucioneve të Tajlandës, provon se Edi Rama i ka dhuruar Portin e Durrësit mafias së plehrave dhe trafikantëve ndërkombëtarë.

Në një shtet të së drejtës, ku institucionet më të larta të sigurisë janë në këmbë në luftë kundër çdo lloj trafiku, kurrë nuk do të mund të ngarkoheshin në anije 100 kontenierë me mbetje të rrezikshme, ditën për diell dhe “pa i parë askush”.

Minimalisht përgjegjësitë ligjore duhet të ishin konstatuar, shkarkimet duhet të ishin kryer dhe arrestimet duhet të ishin realizuar.

Përkundrazi, asgjë nuk ka ndodhur!

Mungesa e një reagimi edhe nga SPAK për “krimin e radhës intelektual” të Qeverisë së inceneratorëve fantazmë, vërteton pisllëkun e madh ku e ka zhytyr vendin Narkoshteti i Edi Ramës dhe Ramaforma, me korrupsionin skizofrenik, që me këtë aferë të radhës po rrezikojnë seriozisht edhe shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Qeveria e inceneratorëve fantazmë meriton të hidhet në koshin e plehrave!

Të këshilluara

Kapen tre tregtarë kanabìsì në Shkodër

Tre të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohen se shisnin doza kanabisi në zonat e qytetit. Në kuadër të operacionit kombëtar “Tempulli”, policia gjeti d...

13:19

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI