Flash

Kaos në Shkup/ Vrìtet një person, qëllohet edhe drejt policisë

Lapsi.al 20 August 2024
Kaos në Shkup/ Vrìtet një person, qëllohet edhe drejt

Një vrasje, ende në rrethana të mistershme, tronditi në orët e para të ditës qendrën Mavrovasja në Shkup. Një plumb në trup ka lënë të shtrirë në tokë Vasil Eftimov, menaxher i firmës Mitel Mont, për shitje me shumicë të materialeve për ujësjellës e kanalizime.

Ai ka qenë me makinën e tij të firmës, kur një person i është afruar dhe i ka drejtuar pistoletën, duke e lënë fillimisht të plagosur, me plagë që brenda disa momenteve i kanë marrë edhe jetën.

Vrasësi, sipas dëshmitarëve okularë ka hapur me të shpejt bagazhin e makinës së viktimës duke marrë prej aty një laptop, dhe është larguar me shpejtësi.

Policia vendosi bllokada dhe kontroll të rrugëve në ndjekje të automjetit të vrasësve, përfshi edhe një Audi të zi, paraprakisht i paraqitur pa targa, dhe ndërkohë, një helikopter dhe dron nisi krehjen nga sipër të rrugës dhe ndjekjen e automjeteve, të cilat nuk kursyen as shkëmbimin e zjarrit, me plumba, kundrejt automjetit të forcave speciale të policisë që ishin vënë në ndjekje.

Në vendin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit në tokë ishte edhe pistoleta me të cilën pretendohet se vrasësit kanë kryer veprën penale.

Dy persona u vunë në pranga, sipas njoftimit zyrtar të policisë, dhe sipas informatave një person tjetër është ende në arrati.

“Policia ka marrë menjëherë masat operativo-taktike, duke mbyllur një pjesë të zonës së qytetit, duke kontrolluar disa banesa dhe kontrolluar disa automjete, ku përfshiheshin forca speciale të policisë, helikopterë dhe dronë. Në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e udhëtarëve, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga automjeti kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili ndodhet në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Të këshilluara

Zbulime të reja arkeologjike në Korçë

Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës. Kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez kanë n...

16:19

Kapen tre tregtarë kanabìsì në Shkodër

Tre të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohen se shisnin doza kanabisi në zonat e qytetit. Në kuadër të operacionit kombëtar “Tempulli”, policia gjeti d...

13:19

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI