Flash

Lubonja: Përballë korrupsionit të Ramës edhe Jezu Krishti do humbte zgjedhjet në opozitë

Lapsi.al 20 August 2024
Lubonja: Përballë korrupsionit të Ramës edhe Jezu Krishti do

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se qeveria e Edi Ramës ka rritur autoritarizmin. Sipas tij “forca e errët” e maxhorancës po e rrëzon këtë opozitë. Lubonja u shpreh në një intervistë në News 24 se opozita duhet të bëhet bashkë në një aleancë të madhe.

“Qeveria ka rritur autoritarizmin. Po bën që njerëzit të jenë me maxhorancën me forma të ndryshme, me bukën e gojës, me patronazhimin. Unë shoh dhe dobësim të opozitës, edhe për shkak të historikut të opozitës. Edhe Jezu Krishti të ndërtonte opozitë në Shqipëri, këta do e eliminonin, sepse kanë forcën.

Opozita duhet të bëhet bashkë në një aleancë të madhe, që të ndalojnë këtë mazhorancë, që vazhdon me idenë që e kam thënë më herët krimi ndjell krimin. Për fat të keq, forcat e reja, që i mbështes, nuk duan një opozitë të madhe, por duan ta marrin vetë edhe ushtrinë e Berishës dhe të Metës.

“Forca e errët” e mazhorancës mund ta rrëzojë këtë opozitë. Ajo që ndodhi në Himarë ishte parathënie e asaj që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2025. Nuk besoj se gjërat do të zgjidhen në Shqipëri me zgjedhje. Ajo që shoh është shembja e tunelit, kur të mbarojë pastrimi i parave dhe mos ketë më para. Ka punuar Rama në korruptimin e çdo opozitari”, - tha Lubonja.

Lubonja komentoi edhe nxjerrjen e kontejnerëve me mbetje toksike nga vendi ynë që sipas tij është një ngjarje është e rëndë. Ai tha se të tilla gjëra ndodhin, kur njerëzit nuk e duan sinqerisht atdheun e tyre, por shikojnë se ku mund ta shfrytëzojnë atë.

“Është e tmerrshme, për të mos thënë skandal. Duke u nisur nga rritja e kriminalitetit në Shqipëri, dyshoj që në një vend, ku njerëzit pyllin e shohin me syrin e druvarit, sesi ta pres, detin sesi ta betonizoj etj, nuk ka dashuri të vërtetë për atdheun.

Kur ndodh kjo, përfshihen dhe institucione. Nuk mund të thuash dot që kumbullat hahen nga disa pa e ditur shteti. Ky shtet është i hajdutëve dhe punon për hajdutët”, - u shpreh Lubonja.

Duke folur për turizmin në Shqipëri, Lubonja deklaroi se ndjen keqardhje për betonizimin e bregdetit. Sipas tij, çmimet në bregdet janë rritur, edhe për shkak të pastrimit të parave.

“Bregdeti është betonizuar. Çmimet janë rritur në bregdet edhe për shkak të pastrimit të parave. Për shkak të rritjes së çmimeve, shumë shqiptarë e kanë të pamundur të shkojnë me pushime. Edhe natyra shqiptare është shkatërruar. Çmimet e çadrave për një ditë ka raste që kalojnë dhe Italinë.

Një e huaj shkruante se nëse vijohet kështu në Shqipëri, edhe mund të ikin turistët, sepse nëse ka betonizim, natyrisht do ketë probleme. Fushata e bërë nga qeveria është disi e fryrë. Turizmi, përpos çmimeve, ka shumë probleme. Të ruajmë pjesën e gjelbërt që na ka mbetur”, - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI