Flash

SPAK mbyll hetimet në Shkodër: Çon 23 persona të pandehur në GJJKO

Lapsi.al 21 August 2024
SPAK mbyll hetimet në Shkodër: Çon 23 persona të pandehur

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon kërkesën për gjykim në ngarkim të 23 shtetasve që akuzohen për mbushjen e malësisë së Shkodrës me bimë narkotike.

Grupi i strukturuar kriminal u godit në dy episode të ndryshme brenda vitit 2022 teksa u evidentuan edhe organizatorët. Gjatë operacionit u kapën tonelata me drogë në oprocese të ndryshme.

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatës kërkesën për nisjen e gjykimit në ngarkim të 23 personave që i ka marrë zyrtarisht të pandehur për grup të strukturuar kriminal e kultivim narkotikësh.

Personat e pandehur:

Arian Popa

Arben Uruçi

Ardjan Tahiri

Samet Dahati

Besar Lejthiza

Izmir Dahati

Ermis Sela

Afrim Dahati

Liljana Çopani

Vajdije Allamani

Pjetër Gjoni

Roland Gjoni

Fabion Gjoni

Danjela Hasani

Valbona Haka

Mimoza Hoti

Elida Doku

Hurme Bafti

Franga Gjini

Fatime Baftaj

Drita Çuni

Dorentina Hoxha

Blerina Meta

Këta shtetas, kryenin funksione të ndryshme, ku disa prej tyre ishin organizator të kthimit të fshatrave të thella të Shkodrës në plantacione droge. Në qershor të 2022 në fshatin Vallas, Njësia Administrative Oblik Shkodër u zbuluan në total 32.000 rrënjë kanabis sattiva.

Gjithashtu, u gjetën bimë në proces tharje me peshë 112.55 kg si edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05 kg. si organizator i kësaj veprimtarie është akuzuar Arian Popa.

Ndërkohë episodi i dytë i përket operacionit atij në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina. Në banesat e vëllezërve Pjetër e Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit është gjetur një serë brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar.

Gjatë operacionit u kapën lëndë narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.

Si organizator për këtë episode është akuzuar shtetasi Pjetër Gjoni.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI