Flash

Fermin Lopez mes polemikave: sheh Barcelonën në faqe pirate, rrezikon skualifikimin

Lapsi.al 21 August 2024
Fermin Lopez mes polemikave: sheh Barcelonën në faqe pirate, rrezikon

Kampionati ka nisur sërish por ata që triumfuan në Olimpiadën Paris 2024 me Spanjën po shijojnë ende disa ditë pushimesh. Rasti është edhe ai i mesfushorit të Barcelonës, Fermin Lopez, i cili ka munguar në debutimin sezonal kundër Valencias. Sidoqoftë, sulmuesi ka dashur të demonstrojë lidhjen e tij me fanellën në rrjetet sociale, duke postuar foton teksa ndiqte ndeshjen në Mestalla nga shtëpia.

Asgjë të habitshme deri këtu. Por vendimi për ta bërë publike foton e vendosi Ferran Torres në qendër të një stuhie të vërtetë polemikash. Ndeshja e përjetësuar nga fotoja, në fakt, u transmetua nga një faqe pirate. Lopez fshiu gjithçka, por dëmi ishte bërë tashmë.

Polemikat e shumta, që me siguri do t'i kenë prishur pjesën e fundit të pushimeve të tij të merituara, pas impenjimit të tij olimpik, nuk u shuan as kur Fermin Lopez zëvendësoi foton e inkriminuar me një screenshot këtë herë të marrë nga transmetuesi i duhur. Sikleti i vetë Barcelonës dhe La Ligës, të cilat prej kohësh janë angazhuar në betejën kundër piraterisë, mund të sjellë pasoja.

Lexo më tejBarcelona kërkon Rafael Leao: gati oferta, ja cilët janë lojtarët në këmbim për Milan

Në Spanjë po diskutohet fort për këtë çështje dhe nuk përjashtohet që kjo ngjarje të çojë në skualifikimin e sulmuesit 21 vjeçar për një ose dy ndeshje.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI