Flash

Vrasja e 89-vjeçarit, dyshimet për përdhunime dhe lidhja me familjen e Vjosa Osmanit

Lapsi.al 17 August 2024
Vrasja e 89-vjeçarit, dyshimet për përdhunime dhe lidhja me

Nga Bahri Cani, gazetar i 'Deutsche Welle'

Një rast tepër i rëndë ka tronditur Kosovën: Një 89-vjeçar është vrarë mbrëmë në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku po merrte pjesë në martesën e nipit të tij. I vrari është Sadri Sadriu, axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosla Osmani-Sadriu, ndërsa i dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare, ndonëse në momentin e vrasjes nuk ka qenë në detyrë. Ndërkohë policia njofton për arrestimin edhe të një personi tjetër, por ajo që ka shkaktuar jashtëzakonisht shumë reagime dhe mosmarrëveshje janë spekuilimet për përfshirjen e zotëriut të parë Prindon Sadriu e madje edhe të vetë Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu në këtë vrasje.

Kjo për faktin se 89-vjeçari i vrarë ishte axha i Prindon Sadriut, ndërsa ai dhe presidentja Osmani-Sadriu përmenden në kontekstin e ekzistencës së një grupi në rrjetet sociale, ku pretendohet se edhe ata kanë qenë pjesë e tij dhe se kanë qenë të njoftuar, e madje edhe kanë shkruar në këtë grup, lidhur me dyshimet se i vrari ka përdhunuar para rreth 25 vitesh motrat e dorasit Ramadani. Presidentja Osmani-Sadriu ka hedhur kategorikisht poshtë të gjitha shkrimet se ka qenë pjesë e ndonjë grupi në rrjetet sociale dhe se ka pasur njohuri për ndonjë përdhunim apo krim tjetër. Ajo ka kërkuar zbardhjen urgjente dhe të plotë të rastit, por ka kërkuar edhe përgjegjësinë e mediave që kanë përhapur këto informacione, sipas saj, të pavërteta.

Mediat në Kosovë njoftojnë se i dyshuari për vrasjen është mbrojtur në heshtje, por citohet të ketë thënë vetëm një fjali: " Ai është pedofil".

Mediat njoftojnë se organet e rendit po hetojnë rastin mbi bazën e hakmarrjes. Gazeta Insajderi njofton se "historia e kësaj vrasje fillon diku në vitin 1999, kur viktima dyshohet se ka dhunuar seksualisht një familjare të të dyshuarit për këtë vrasje", Festim Ramadani.

Ndërsa gazeta "Nacionale" njofton se Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani "kanë qenë pjesë e një grupi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer të gjitha pretendimet e tyre për tashmë viktimën Sadri Sadriu, për situatën e ndodhur." E në disa shkrime (për të cilat akoma nuk mund të thuhet nëse janë të vërteta apo vetëm trillime) shihet madje që dikush të ketë komentuar në emër të Prindon Sadriut dhe Presidentes së tanishme Osmani-Sadriu.

Pikërisht këto pohime presidentja Osmani-Sadriu i ka quajtur "shpifje dhe rrezikim të jetës së Presidentes, të bashkëshortit të saj Prindon Sadriu e familjes së tyre nga ata që kanë publikuar ato".

Nga Presidenca dyshohet të ketë pasur ndonjë grup ku persona të rrejshëm mund të jenë futur me emrin e tyre dhe të kenë komentuar.... Sidoqoftë, Presidentja ka bërë thirrje që autoritetet me urgjencë të sqarojnë këto shkrime dhe pretendime të rrejshme". Por ajo kërkon përgjegjësi edhe për ata që kanë publikuar këto pretendime.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI